Zbardhen argumentet e mazhorancës, pse nuk duhet arrestuar Saimir Tahiri

Mazhoranca dhe opozita mbajnë qëndrime të kundërta në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen ‘Tahiri’. Opozita kërkon arrestimin, kurse mazhoranca vetëm hetimin e tij, por pa i hequr imunitetin. Ky ka qenë edhe debati i bërë për 3 ditë në Këshillin e Mandateve në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita […]
Mazhoranca dhe opozita mbajnë qëndrime të kundërta në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen ‘Tahiri’. Opozita kërkon arrestimin, kurse mazhoranca vetëm hetimin e tij, por pa i hequr imunitetin.
Ky ka qenë edhe debati i bërë për 3 ditë në Këshillin e Mandateve në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita kanë dalë me dy raporte të ndryshme.
Mazhoranca argumenton se, prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin e Saimir Tahirit, por ka vetëm dyshime, që sipas deputetëve të PS-së nuk janë të mjaftueshëm për prangosjen e ish-ministrit të Brendshëm, të akuzuar për trafik droge dhe për korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Më poshtë, arsyetimi i mazhorancës se pse nuk duhet arrestuar Saimir Tahiri.






















