Zagani i përgjigjet Tahirit: A të kujtohet kur më solle 20 hijena mes natës

Zagani i përgjigjet Tahirit: A të kujtohet kur më solle 20 hijena mes natës

Pas intervistës së ish-ministrit Saimir Tahiri në “Top Story” ku deklaroi se familja e tij është “dhunuar dhe stresuar” gjatë kontrollit të policisë, ka reaguar ashpër Dritan Zagani. Gjatë një postimi në Facebook, Zagani i kujton Tahirit natën kur 20 policë i shkruan në shtëpi. “Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete […]

Pas intervistës së ish-ministrit Saimir Tahiri në “Top Story” ku deklaroi se familja e tij është “dhunuar dhe stresuar” gjatë kontrollit të policisë, ka reaguar ashpër Dritan Zagani.

Gjatë një postimi në Facebook, Zagani i kujton Tahirit natën kur 20 policë i shkruan në shtëpi.

“Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njehere veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese”- shkruan Zagani në Facebook.

Reagimi i Dritan Zaganit 

E bukur kjo….!

Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e moren ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!

Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njehere veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,

A mendon ndopak si u ndjene femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….!

Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur…sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje…ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend…je qesharak deri ne dhembje…

Të fundit
Të ngjashme