Zafir Berisha tregon kë mund ta mbështesë në balotazh

Zafir Berisha tregon kë mund ta mbështesë në balotazh

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale dhe balotazhin që do të zhvillohet në këtë komunë. I pyetur nga se a ka vendosur kjo parti për një koalicion të mundshëm ose cilën nga partitë do ta përkrahin, Berisha tha që ende nuk […]

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale dhe balotazhin që do të zhvillohet në këtë komunë.

I pyetur nga se a ka vendosur kjo parti për një koalicion të mundshëm ose cilën nga partitë do ta përkrahin, Berisha tha që ende nuk është marrë një vendim i tillë.

”Jo, ende nuk kemi vendosur, sepse jemi lodhur 30 ditët e fushatës, po megjithatë do të jem pjesë e procesit do të thotë, nuk do t’i shmangem procesit zgjedhor demokratik si qytetarë i Kosovës.”, pohoi ai.

Sa i përket preferencave të tij, Berisha nuk ka folur diçka konkrete duke shtuar se do ta përmbush obligimin qytetar duke votuar për ndryshim.

”Aktualisht, nuk mundem me fol për preferenca natyrisht jemi që ndryshimet të ndodhin, ndryshimi më i madh do të ishte bërë në rast se do të ishte votuar Nisma dhe numri 31 por gjithsesi do të jem pjesë e procesit, kam obligim edhe qytetar jo veç politik.”, shtoi ai.

Sa i përket asaj se cilën parti do ta përkrahin, Berisha shtoi se fillimisht Nisma do të konsultohet me subjektin dhe votuesit, për të parë edhe interesin e tyre.

”Nuk mundem me fol ende. Sigurisht duhet të konsultohemi me subjektin edhe me votuesin, megjithatë kemi një numër të konsiderueshëm të votuesve, duhet me pa edhe shijen edhe interesin e votuesve tanë.”, tha Berisha.

Në fund, i pyetur se cila parti mund të sillte ndryshim në Prizren, Berisha tha pak a shumë qëndrimi i tij dihet.

Ndërkohë, Zafir Berisha tash e sa kohë e ka akuzuar PDK-në për shkatërrimin e qytetit të Prizrenit. Edhe në zgjedhjet e vitit 2013, ai ishte rreshtuar kundër PDK-së, me kandidatin e LDK-së atë kohë, Eqrem Kryeziu.

Qytetarët e Prizrenit me 19 nëntor pritet të dalin të votojnë dy kandidatët për kryetar të cilët kanë shkuar në balotazh.

Nga PDK, garon kandidati Shaqir Totaj, ndërsa nga Vetëvendosje Mytaher Haskuka

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?