Xhihadistët i mbushnin mikrovalët me eksplozivë për sulme, policia turke zbulon gjithçka (Detajet)

Sipas policisë turke kundër terrorizmit, militantët nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) krijuan një plan me bomba trefazore që synonin kryerjen e një masakre në një qendër tregtare në Stamboll. Operacionet e fundit anti-ISIL në shkallë të gjerë kanë zbuluar se anëtarët e grupit xhihadistë kanë planifikuar të sulmojnë qendrën e Forumit të […]
Operacionet e fundit anti-ISIL në shkallë të gjerë kanë zbuluar se anëtarët e grupit xhihadistë kanë planifikuar të sulmojnë qendrën e Forumit të Stambollit dhe parkingun e saj në rrethin e Bayrampasës.
Policia anti-terroriste më 27 tetor nisi një operacion pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme, të ndodhur në dy ndërtesa në rrethet Esenyurt dhe Arnavutkoy të Stambollit, raporton “Hurriyet Daily Neës”, transmeton Periskopi.
Pas gjetjes së objekteve të përdorura në procesin e ndërtimit të bombës, duke përfshirë materialet kimike, kapakët metalikë, vidë, telekomandë, qarqet elektronike, kabllot, bateritë dhe materialet e tjera në të dy adresat, policia përcaktoi se apartamentet janë përdorur nga militantët e ISIL’it që përgatisnin sulmin.
Një ditë më vonë, policia gjurmoi katër militantë të dyshuar të ISIL’it të lidhur me shpërthimet dhe gjeti makinën e tyre brenda një parkingu të një kompleksi mallrash në lagjen Bayrampaşa.
Ndërsa të dyshuarit filluan të largohen nga makina, policia nisi një operacion dhe arrestoi katër personat. Një nga të dyshuarit u qëllua në këmbë nga policia pasi u përpoq të arratisej.
Njësitë e deponimit të bombave përcaktuan se makina ishte e mbushur me eksploziv, ndërsa po gjenin gjithashtu një motor të ngarkuar me bombë.
Në dy automjete u gjetën gjithsej 66 eksplozivë.
Sipas policisë, militantët e ISIL’it kishin blerë mikrovalë nga dyqanet e ndara brenda qendrës. Pas mbushjes së tyre me eksplozivë, ata u kthyen në qendër, duke u thënë rojeve të sigurisë në hyrje se kishte një problem me mikrovalët dhe për këtë arsye ata donin t’i kthenin ato.
Rojet e sigurimit të qendrës pastaj vendosën mikrovalet e mbushura me eksplosivë brenda depozitave të sigurisë.
ISIL planifikon të shpërthente bombat brenda mikrovalëve nëpërmjet telekomandës si pjesë e hapit të parë të planit të masakrës së tyre, duke shtuar se faza e dytë përfshinte shpërthimin e eksplozivëve në makinë dhe motor./Periskopi/












