Xharra hidhet në sulm ndaj komentatorëve të sportit: Çka keni, pse po e imitoni Andinin? (Foto)

Zyrtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka reaguar duke kritikuar pa emra të gjithë komentatorët e sportit që e imitojnë komentatorin, Andin Lokaj, i cili është edhe bashkëshort i saj. Xharra ka thënë se e kupton kur fëmijët e saj e imitojnë Lokajn sepse e kanë baba, por nuk e kupton pse këtë e bëjnë edhe […]
Zyrtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka reaguar duke kritikuar pa emra të gjithë komentatorët e sportit që e imitojnë komentatorin, Andin Lokaj, i cili është edhe bashkëshort i saj.
Xharra ka thënë se e kupton kur fëmijët e saj e imitojnë Lokajn sepse e kanë baba, por nuk e kupton pse këtë e bëjnë edhe komentatorët tjerë, shkruan Periskopi.
“Se kuptoj pse komentatoret ne Kosove, duhet me vazhdu me e imitu Andin Lokajn. I kuptoj femijet e tij, se e kane babe, po ju cka e keni se?”, ka shkruar Xharra.
Vlen të theksohet se Lokaj është komentator i sportit në RTK, dhe ai hyri në transmetuesin publik vetëm pasi që Xharra aderoi në PDK, duke lënë gazetarinë. /Periskopi/













