Vuçiq thotë se zyrtari i lartë amerikan ia kërkoi zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Vuçiq thotë se zyrtari i lartë amerikan ia kërkoi zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pohoi se zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Yee i ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin gjetur të vrarë në vitin 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo në lindje të Beogradit. Ata kishin nënshtetësi amerikane kurse ishin arrestuar […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pohoi se zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Yee i ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin gjetur të vrarë në vitin 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo në lindje të Beogradit.

Ata kishin nënshtetësi amerikane kurse ishin arrestuar në vitin 1999 në vend-kalimin kufitar Kosovë-Serbi, me arsyetim se nuk kishin leje për kalimin e kufirit të Serbisë.

Gati 17 vite më pas ende asnjë person nuk është i dyshuar apo i arrestuar për këtë rast.

E zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi ia ka kërkuar Hoyt Yee presidentit të Serbisë, gjatë një takimi ditëve të fundit, transmeton lajmi

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti serb i cili ka theksuar se veç kësaj, Yee ka insistuar edhe në zbardhjen e rastit të djegies së ambasadës së Amerikës në Serbi në vitin 2008 pasi u shpall pavarësia e Kosovës.

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Yee kishte deklaruar se “Serbia nuk mund të ulet në dy ulëse”, duke aluduar në Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference me presidentin e Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, presidenti i Serbisë theksoi se ia ka bërë me dije Yees se edhe ata duhet ta mbrojnë integritetin e Serbisë.

“Ne i respektojmë interesat e Amerikës, Evropës, Rusisë. Por edhe ata duhet të respektojnë interesat e Serbisë”, shtoi Vuçiq.

“Yee është një politikan serioz, më përcolli mesazhe për ne të vështira. Toni ishte më i lartë se herave të kaluara, por unë mbrojta interesat e Serbisë”, deklaroi presidenti i Serbisë.

Detaje të tjera edhe më konkrete nga takimi me Hoyt Yee, presidenti serb premtoi se do të shpalos gjatë një interviste e cila do të publikohet nesër.

Hoyt Briyan Yee gjatë javës që po lëmë pas ka qëndruar edhe në Kosovë, ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?