Vuçiq në takim me amerikanët pas deklaratave të ashpra të ministrit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq priti Zëvendës ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee në Pallatin e Beogradit të Ri. Më parë, Yee u takua me Kryeministren Ana Bërnabiq dhe Zëvendëskryeministrin Zoran Mihajloviç, raporton “b92”, transmeton Periskopi. Pas takimit me Vuçiqin, i cili zgjati një orë e gjysmë, qeveria e presidentit tha për “Tanjug” se biseda ishte […]
Më parë, Yee u takua me Kryeministren Ana Bërnabiq dhe Zëvendëskryeministrin Zoran Mihajloviç, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Pas takimit me Vuçiqin, i cili zgjati një orë e gjysmë, qeveria e presidentit tha për “Tanjug” se biseda ishte “absolutisht e hapur dhe e ndershme”.
“Një deklaratë do të tregojë atë që tha Yee gjatë takimit dhe çfarë tha Vuçiq – nëse SHBA do ta publikojë atë,” tha kabineti i presidencës.
Departamenti i Shtetit të SHBA’së të hënën mori pjesë në Samitin e 17-të në Beograd ku shkaktoi një seri reagimesh me deklaratat e tij, duke përfshirë atë që Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige nëse dëshiron të bashkohet me BE-në”.
Yee ka thënë të hënën se Qendra Humanitare Ruse-Serbe në Nish nuk duhet t’i jepet statusi diplomatik.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, reagoi ashpër më herët të martën, duke thënë se kjo ishte “presioni më i vështirë publik dhe shumë jodiplomatik që ushtrohej mbi vendin tonë dhe mbi të drejtën tonë për të vendosur në mënyrë të pavarur”.
Vulin gjithashtu vuri në dukje se nuk e dinte se çfarë do të ishte pozicioni i udhëheqjes shtetërore, por ai personalisht beson se komentet në fjalë nuk vijnë nga as një mik apo një njeri që respekton Serbinë “dhe politikën tonë dhe të drejtën për të shprehur.”
Pas kësaj, media njoftoi se Tanja Mishçeviç, e cila kryeson ekipin e Serbisë në negociatat e pranimit në BE, tha se deklaratat e Yee ishin “interpretuar ndryshe” dhe gjithashtu, “të marra jashtë kontekstit”./Periskopi/












