Vuçiq flet me Putinin në telefon, nuk diskutohet fare për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alekdsandër Vuçiq është deklaruar sot se ka biseduar përmes telefoni me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për disa tema të rëndësishme për raportet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Vuçiq për ‘Kuririn’ serb ka treguar se kohëzgjatja e kësaj bisede ka qenë afër 25 minuta që kanë folur krejtësisht në gjuhën ruse. “Kemi biseduar për […]
Vuçiq për ‘Kuririn’ serb ka treguar se kohëzgjatja e kësaj bisede ka qenë afër 25 minuta që kanë folur krejtësisht në gjuhën ruse.
“Kemi biseduar për të gjitha temat e rëndësishme në raportet Serbi-Rusi, për MIG-at (aeroplanët ushtarakë) rusë dhe të gjithë marrëveshjet e mëhershme. Ka qenë shumë i mirëkuptueshëm dhe ka shprehur falënderimin edhe për popullin serb dhe për Serbinë”, është shprehur Vuçiq.
Tutje,ai ka thënë se i ka dëshiruar sukses politik dhe gjithashtu avancimin e mëtutjeshëm të raporteve me vendin e tyre.
“Dorë në zemër, përkthyesi ka reaguar vetëm një herë ose dy. Ia urova ditëlindjen jubilare të 65-të dhe i urova shëndet të mirë, sukses politik në zgjedhjen e problemeve në botë dhe avancimin e mëtutjeshëm të raporteve me vendin tonë”, ka shtuar ai.
“Jam i sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Serbia dhe populli serb do të përparojnë”, ka theksuar Vuçiq.
Më tej vlen të theksohet se gjatë kësaj bisede nuk është përmendur asnjë fjalë për shtetin e Kosovës. Ku për dallim nga takimet tjera ku krerët e Serbisë dhe Rusisë nuk e lënë pa diskutuar për kosovarët gjatë kësaj bisede kanë heshtur në këtë aspekt.












