Vritet gruaja e çeçenit të akuzuar për komplot për vrasjen e Putinit

Një çeçen që akuzohet për komplot për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin është plagosur, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e vrarë në një sulm pranë Kiveit në Ukrainë. “Adam Osmayev mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën– tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës- ndërsa gruaja e tij Amina Okuyeva […]
Një çeçen që akuzohet për komplot për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin është plagosur, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e vrarë në një sulm pranë Kiveit në Ukrainë.
“Adam Osmayev mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën– tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës- ndërsa gruaja e tij Amina Okuyeva vdiq gjatë sulmit në fshatin Hlevaha”, shkruan BBC.
Osmayev, i cili u plagos në sulm, e akuzoi Rusinë për orkestrim të tij.
Osmayev është ndaluar nga autoritetet e Ukrainës në qytetin Odesa në shkurt të vitit 2012 dhe është akuzuar për posedim të eksplozivëve, dëmtim të pronës private dhe falsifikim.
Më kërkesë të autoriteteve ruse, ai më vonë është akuzuar për komplot për të vrarë Putinin.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka rekomanduar Ukrainës që të mos e ekstradojë Osmayevin në Rusi dhe Kievi ka vendosur të pezullojë procesin e ekstradimit.