Vritet çifti në Gjirokastër, para një viti bën këtë veprim në emisionin e famshëm televiziv

Vritet çifti në Gjirokastër, para një viti bën këtë veprim në emisionin e famshëm televiziv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjirokastër, ku Leko dhe Afërdita Kosta, burrë e grua u qëlluan për vdekje nga kushëriri i tyre. Por çifti që u ekzekutua ditën e sotme, nuk është i panjohur për publikun, pasi burri një muzikant, ndërsa gruaja mësuese, kanë qenë […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjirokastër, ku Leko dhe Afërdita Kosta, burrë e grua u qëlluan për vdekje nga kushëriri i tyre.

Por çifti që u ekzekutua ditën e sotme, nuk është i panjohur për publikun, pasi burri një muzikant, ndërsa gruaja mësuese, kanë qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty’ ne emisionin e TV, “E diela shqiptare’.

Ka qenë Afërdita, e cila, përmes kësaj rubrike, i kërkoi bashkëshortit të saj muzikant, që t’i riktheje dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Historia e tyre

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe. Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: ‘Ky saksofon është për ty shumë  i shtrenjtë, por për mua akoma më i shtrenjtë’, i tha ajo Lekos, ‘Dua të vazhdosh të luash me të, sepse ti për të ke lindur’. (Shfletoni galerinë për të parë përjetimet në studion e ‘Ka një mesazh për ty’).

Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. ‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë. E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun.

‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita. Mes emocionesh, bashkëshortja i tregoi se me të ishte saksofoni i tij, pa të cilin ‘ajo nuk e kuptonte dot qenien e Lekos’. Drejtuesi Ardit Gjebrea i kërkoi Lekos që të luante një pjesë për publikun, në shenjë premtimi se nuk do të hiqte dorë nga pasioni i tij për muzikën. Interpretimi i tij emocionoi shumë publikun, i cili më pas shpërtheu në duartrokitje.

Por, ditën e sotme, 70-vjeçari Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me kallashnikov mbi Aleko dhe Afërdita Kosta, duke I lënë të vdekur, ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. /GazetaExpress/

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya