Vjosa Osmani i reagon ashpër Veselit: Qysh s’po ke turp …

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani i ka dalë në mbrojtje deputetit Lumir Abdixhiku, të cilin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e akuzoi për bashkëpunim me BIA’n serbe, shkruan Periskopi. Në seancën në të cilën po diskutohet për rishikimin e projektligjit për buxhet, Osmani tha se Veseli e shpërfaqëi logjikën e PDK’së, që edhe Kuvendin, ashtu […]
Në seancën në të cilën po diskutohet për rishikimin e projektligjit për buxhet, Osmani tha se Veseli e shpërfaqëi logjikën e PDK’së, që edhe Kuvendin, ashtu si gjyqësinë e sheh si pronë të vetën.
Sipas saj, ata ankohen kur dikush ua thotë të vërtetën dhe reagon duke i akuzuar për lidhje me BIA’n.
“Edhe ne ju bëjmë thirrje që të shkoni në prokurori e të tregon kush ka lidhje me UDB’an e BIA’n”, tha Osmani.
“Si nuk ka turp që ta akuzojë dikë për bashkëpunim me BIA’n vetëm pse është prej Preshevës. Shpresoj se e kanë dëgjuar të gjithë ata që iu bashkuan UÇK’së nga Presheva e Bujanovci”, tha tutje Osmani.
Më pas, ajo tha se veteranët e vërtetë meritojnë të marrin paga.
“A ka hipokrizi më të madhe se të kërkohet nga ne që të flasim për fryrje të listave, kur e pranojnë edhe vetë, kur edhe vetë prokuroria ka nisë hetimet”, deklaroi tutje Osmani. /Periskopi












