Vjen reagimi ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI+

Vjen reagimi ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI+

Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut- Kosove (YIHR KS) ka dënuar ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi. “Duke marrë parasysh se z. Kelmendi si ish-deputet dhe kryetar i partisë “Fjala” është figurë publike me ndikim në ndryshime shoqërore dhe politike, ai duhet të përmbahet […]

Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut- Kosove (YIHR KS) ka dënuar ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

“Duke marrë parasysh se z. Kelmendi si ish-deputet dhe kryetar i partisë “Fjala” është figurë publike me ndikim në ndryshime shoqërore dhe politike, ai duhet të përmbahet në gjuhën që përdor si në diskursin publik ashtu dhe në jetën private. I kujtojmë z. Kelmendit se Kushtetuta e Kosovës Neni 24, paragrafi 2 thekson se: “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.” Gjithashtu Neni 43 mbi Lirinë e Tubimit thekson se “Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to”” thuhet në reagimin e YIHR.

Duke iu referuar shkrimit te Gëzim Kelmendit, YIHR-ja ka potencuar që homoseksualiteti është larguar nga lista e sëmundjeve nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë në vitin 1973 si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu nuk e konsideron si sëmundje që nga viti 1992.

“Cilësimi se është sëmundje është jofaktik dhe arkaik. Deklaratat si “Njëherit homoseksualët e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak në vendet e BE-së, SHBA-së dhe në vendet tjera” janë plotësisht të pavërteta, dhe të bazuara në hamendësime homofobike të krijuara nga mungesa e informacioneve të mjaftueshme. Mendime të tilla, përveç që nuk kanë vend në diskursin publik, përhapin urrejtje dhe krijojnë një hapësirë ku dhuna drejt komunitetit LGBTI+ është e pranueshme” shkruan kjo organizatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?