Vetëvendosje shënon rritje në 20 komuna, ja rritja e partive tjera

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila në rezultat të përgjithshëm ka shënuar rritje të konsiderueshme në 20 komuna të vendit, subjektet tjera politike nuk kanë arritur të shënojnë rritje në më shumë se tetë komuna. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 në zgjedhjet e djeshme lokale VV-ja ka dyfishuar numrin e votave në katër komuna, ndërsa […]

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila në rezultat të përgjithshëm ka shënuar rritje të konsiderueshme në 20 komuna të vendit, subjektet tjera politike nuk kanë arritur të shënojnë rritje në më shumë se tetë komuna.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 në zgjedhjet e djeshme lokale VV-ja ka dyfishuar numrin e votave në katër komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje të lehtë.

Ndërkaq AAK-ja dhe AKR-ja kanë shënuar rritje në gjithësej tetë komuna.

Pas këtyre dy subjekteve politike, është renditur LDK-ja e cila ka shënuar rritje në shtatë komuna. Kurse PDK-ja në tri komuna. NISMA ka shënuar rritje të lehtë vetëm në dy komuna.

Përveç rritjes, në disa komuna këto subjekte politike kanë pasur edhe rënie në vota krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013.

NISMA është ajo e cila mban primatin me më shumë komuna në rënie të votës me gjithësej 20 komuna, pas saj renditet PDK-ja me 19 komuna ku janë shënuar rënie të votës, pastaj LDK-ja me 15 komuna më rënie dhe AAK e AKR me 14 komuna.

Nga 38 komuna sa i ka vendi 19 prej tyre kanë shkuar në balotazh. Zgjedhjet për komunat që kanë shkuar në balotazh do të mbahen në fillim të nentorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?