Vetëvendosje nuk përjashton protestat nëse nuk shkarkohet Nenad Rikalo

Vetëvendosje nuk përjashton protestat nëse nuk shkarkohet Nenad Rikalo

Ende pa i bërë një muaj nga emërimi në pozitën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është përballur me akuza nga kolegët deputetë dhe një mocion për shkarkimin e tij. Kolegët e tij nga LDK-ja ditë më parë iniciuan mocionin me të cilin kërkonin nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkonte Rikallon, […]

Kolegët e tij nga LDK-ja ditë më parë iniciuan mocionin me të cilin kërkonin nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkonte Rikallon, por atë e votuan vetëm 27 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Këtë nismë opozita e mori pasi Rikallo akuzohet nga banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për veprimet e tij, të ushtrimit të dhunës në forma të ndryshme, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Nëse shefi i ekzekutivit nuk ndërmerr masa ndaj kërkesës së opozitës, atëherë fundviti mund të përmbyllet me protesta sikurse para dy vitesh, përmes së cilave kërkohej shkarkimi i ministrit të atëhershëm Aleksandar Jabllanovic.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë për Indeksonline se qytetarët dhe opozita po e kërkojnë shkarkimin e një ministri të Qeverisë Haradinaj, i cili po akuzohet nga qytetarët shqiptarë për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.

Sipas tij, Haradinaj duhet të marrë anë, ose me Rikallon ose me qytetarët që e akuzojnë atë.

“Tendencat për ta pastruar Rikallon dhe rezistenca e Kryeministrit për të mos e shkarkuar atë, veç sa do ta rrisë edhe më shumë reagimin qytetar. Me këtë rast unë më shumë iu besoj qytetarëve që e deklarojnë Rikallon si kriminel se sa atyre që po e bëjnë avokatin e tij. Prandaj unë nuk i përjashtoj as protestat nëse Haradinaj nuk e shkarkon atë far Rikallo”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, nëse ministri Rikallo qenka kaq i rëndësishëm për Qeverinë, atëherë Kosova paska problem të madh në të ardhmen.

Kujtojmë se në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër, pas protestave të organizuara nga Vetëvendosje, shkarkoi ministrin e atëhershëm Jabllanovic nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili kishte fyer nënat në Gjakovë.
Opozita thotë se pret nga Haradinaj të bëj të njëjtin veprim sikurse Mustafa, duke shkarkuar Rikallon.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?