Vetëvendosje ka rritur votat në Prishtinë krahasuar me vitin 2013 (Statistika)

Vetëvendosje ka rritur votat në Prishtinë krahasuar me vitin 2013 (Statistika)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur të rrisë numrin e votave në zgjedhjet e vitit 2017 krahasuar me ato të vitit 2013. Në vitin 2013, Ahmeti kishte hyrë në garën e balotazhit si i dyti, me 27 mijë e 415 vota apo 31,8%. Këtë rezultat kandidati i Vetëvendosjes e kishte […]

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur të rrisë numrin e votave në zgjedhjet e vitit 2017 krahasuar me ato të vitit 2013.

Në vitin 2013, Ahmeti kishte hyrë në garën e balotazhit si i dyti, me 27 mijë e 415 vota apo 31,8%. Këtë rezultat kandidati i Vetëvendosjes e kishte arritur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Ahmeti është renditur i pari në mesin e 8 kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Ahmeti ka marrë 34 mijë e 407 vota, apo 43,49%.

Kandidati i Vetëvendosjes do të sfidohet në raundin e dytë të zgjedhjeve nga Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosja është rritur edhe në votat për asamble komunale. Por, prapë kandidati Ahmeti ka marrë më shumë vota se lista e Vetëvendosjes për asamble.

Në vitin 2013 i kishte fituar vetëm 16 mijë e 14 vota, apo 20,15%. Kurse në zgjedhjet e vitit 2017, Vetëvendosja ka arritur t’i fitojë 24 mijë e 156 vota, apo 31,81%.

Për këtë ka komentuar edhe Shpend Ahmeti në Facebook, i cili shkruan për rritjen e VV’së në Prishtinë.

Thotë se reformat do të vazhdojnë dhe se nuk do të ketë kthim në periudhën para vitit 2013. Thotë se rruga përpara në Prishtinë është e qartë.

Postimi i plotë i tij:

Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në periudhen para vitit 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë.

Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?