Vetëm gjysma e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së u realizua në vitin e kaluar

Vetëm gjysma e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së u realizua në vitin e kaluar

Prej momentit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit nga 1 prilli i vitit të kaluar e deri në fund të vitit 2016 Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, ka arritur të zbatohet prej rreth 55 për qind. Derisa gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti pritet të arrihet niveli i ngjashëm i […]

Derisa gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti pritet të arrihet niveli i ngjashëm i zbatimit sikurse edhe në vitin e kaluar. Kështu kanë thënë për arbresh.info nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

Sipas tyre të dhënat konkrete për këtë nëntëmujor do të dalin në fund të këtij muaji.

“Vitin e kaluar kemi pasur një shkallë zbatimi të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) prej rreth 55%, kurse gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2017 pritet të arrihet nivel i ngjashëm i zbatimit si vitin e kaluar (të dhënat konkrete do të dihen pas finalizimit të raportit nëntëmujor, kah fundi i tetorit). Kjo shkallë është relativisht e kënaqshme për Kosovën marrë parasysh faktin se ka qenë viti i parë i zbatimit të Marrëveshjes”, kanë thënë nga MIE-ja.

Kurse sa i përket asaj se cilat vazhdojnë të jenë pengesat në zbatimin e kësaj marrëveshje në këtë dikaster kanë thënë se mungesa e buxhetit, vonesa e formimit të institucioneve të vendit e po ashtu edhe ekspertiza për legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e tij, janë disa nga pengesat në zbatimin e programit të kësaj marrëveshje.

“Pengesa kryesore në zbatimin e reformave që kërkon MSA mbetet vonesa në formimin e institucioneve të reja. Përveç kësaj, pengesë tjetër paraqet mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për institucionet zbatuese për zbatimin e reformave në fusha prioritare. Një pengesë e tretë është edhe fakti që kërkohet ekspertizë më e madhe për të drejtën/legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e tij”, kanë thënë në këtë dikaster.

Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane kanë bërë të ditur për arbresh.info se prioritetet e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha karshi kësaj marrëveshje janë të shumta.

“Konsideroj se prioritet  karshi MSA-së, MIE në veçanti por edhe institucionet e vendit në përgjithësi duhet ti dhënë reformave në fushën e sundimit të ligjit, përafrimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, zbatimit të legjislacionit, klimës së të bërit biznes dhe mbrojtjes së konkurrencës. Jemi të bindur në përkushtimin dhe seriozitetin e institucioneve,  në zbatimin e MSA-së sepse nga ky zbatim do të varet rruga dhe e ardhmja e Kosovës drejt BE-së. Po ashtu, pjesë e procesit do të jenë edhe shoqëria civile”.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 ndërsa në Kosovë ka hyrë në fuqi me një prill të vitit të kaluar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?