Veseli: Kompensimi për fermerët fillon shumë shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin nga i cili është informuar për punën dhe angazhimin e kësaj agjencie për mbështetjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendorë. Veseli ka kërkuar që kompensimi i fermerëve, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga sëmundja gungore […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin nga i cili është informuar për punën dhe angazhimin e kësaj agjencie për mbështetjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendorë.

Veseli ka kërkuar që kompensimi i fermerëve, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës, të fillojë sa më shpejt.

“Mbështetja për të gjithë fermerët do të rritet në vazhdimësi si dhe do të fuqizohet përkrahja e veprimtarive për gjithë prodhuesit vendorë. Prodhuesit kosovarë dhe fermerët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe mbështetja për ta do të jetë e vazhdueshme”, tha ai.

Nga ana e tij, Gjinovci e ka siguruar kryeparlamentarin Veseli se fondi prej 1.5 milionë euro që ishte ndarë për kompensimin e fermerëve për sëmundjen gungore të lëkurës do të fillojë të shpërndahet shumë shpejt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?