Vdes 25 vjeçari pasi shembet dheu në Llaushë të Skenderajt

Një i ri rreth moshës 25 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skenderajt. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti tragjik por se sipas […]
Një i ri rreth moshës 25 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti tragjik por se sipas tij, Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.












