Vazhdon gjykimi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Pasi ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve, në gjykimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka vazhduar administrimi i provave. Në seancën e sotme, është prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, ai që po prezanton provat. Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes […]
Pasi ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve, në gjykimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka vazhduar administrimi i provave.
Në seancën e sotme, është prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, ai që po prezanton provat.
Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016.
Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.












