Valdete Daka ka një kërkesë serioze për kandidatët që do të garojnë më 22 tetor

Valdete Daka ka një kërkesë serioze për kandidatët që do të garojnë më 22 tetor

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve për kryetar dhe asamble komunash që t’iu përmbahen ligjeve dhe kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Ajo këtë mesazh e dërgoi edhe te studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është mbajtur stimulimi i zgjedhjeve […]

Ajo këtë mesazh e dërgoi edhe te studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është mbajtur stimulimi i zgjedhjeve lokale.

Para studentëve, kryetarja e KQZ-së ka treguar edhe një historik të shkurtër për procesin zgjedhor të pasluftës në Kosovë.

“Dua të bëj një thirrje në emër të KQZ-së që të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre që t’u përmbahen ligjeve, respektivisht kodit të mirësjelljes. Kjo është rruga e vetme dhe rruga e duhur për të shërbyer të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Duhet ta kemi parasysh se do të kemi vëzhgues nga vende të ndryshme të botës dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë shembullin tonë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Po ashtu, më vjen mirë që sot jemi bashkë të dhënë mesazhet tona për vlerën dhe rëndësinë që ka e drejta për të votuar. Sigurisht se këto terma janë të zakonshme në fushën tuaj të studimit. Pra, mos të harrojmë se jeni studentë të drejtësisë, e me siguri që keni mësuar edhe për rëndësinë e zgjedhjeve dhe për të gjitha sistemet demokratike dhe se si ato duhet të organizohen”, tha Daka.

Ajo po ashtu në veçanti i ka ftuar gjithë studentët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Më lejoni që t’u kërkoj edhe juve të gjithë studentëve si dhe studentëve të tjerë, të cilët nuk janë këtu, që të gjithë më datën 22 tetor të shfrytëzoni të drejtën kushtetuese, të cilën e gëzoni të gjithë. Të gjithë së bashku, duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të forcuar demokracinë dhe ta çojmë vendin tonë përpara përmes zgjedhjeve”, tha Daka.

Historia e zgjedhjeve të Kosovës së pasluftës, sipas Dakës, ka filluar qysh në vitin 2000, kur janë organizuar zgjedhjet herën e parë për Kuvendet Komunale dhe pas tyre për Kuvendin e Kosovës.

Edhe gjatë kësaj periudhe po thuajse dy dekada, Kosova ka shënuar përparime të mëdha edhe në fushën e zgjedhjeve.

Sipas saj qysh nga ajo kohë ka pasur përmirësime të dukshme si rritja e besueshmërisë, në procesin zgjedhor, realizimi me integritete,  rritja e pjesëmarrësve të votuesve në zgjedhje modernizimi i shërbimeve, ishin vetëm disa prej aspekteve të shumta për arritjen e të cilave mbetet çdo herë i përkushtuar KQZ-ja.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?