Ushtria serbe i bashkohet operacionit ushtarak të OKB’së

Ushtria serbe (VS) së shpejti do të bashkohet me një mision tjetër të OKB’së në Lindjen e Mesme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes të marten. Nënkoloneli Stevan Raseta do të shërbejë si vëzhgues ushtarak në misionin e UNDOF’it, i krijuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së në vitin 1974, për të ndarë forcat […]
Nënkoloneli Stevan Raseta do të shërbejë si vëzhgues ushtarak në misionin e UNDOF’it, i krijuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së në vitin 1974, për të ndarë forcat e armatosura siriane dhe izraelite gjatë luftërave arabo-izraelite, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Një ekip mjekësor prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga major Zoran Mlladenoviç, së shpejti do të bashkohet me misionin e trajnimit ushtarak të Misionit të BE’së në Somali (EUTM Somalia), ku ata zëvendësojnë kolegët e tyre.
Anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë Serbe aktualisht marrin pjesë në misionet paqeruajtëse të OKB’së në Qipro, Lindjen e Mesme, Kongo, Republikën e Afrikës Qendrore, Bregun e Fildishtë dhe Liberi.
Ata gjithashtu marrin pjesë në dy misione të BE’së në Somali, dhe në misionet e BE’së në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali./Periskopi/












