Universiteti i Prishtinës: Kryeinspektori i arsimit po na bën presion përmes policisë

Universiteti i Prishtinës: Kryeinspektori i arsimit po na bën presion përmes policisë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht menaxhmenti i tij, përmes një komunikate për media ka thënë se në vazhdimësi është duke punuar për ngritjen e cilësisë së studimeve, performancës së stafit akademik dhe përgjegjësisë në punë, me qëllim të përmirësimit të imazhit të vetë tashmë seriozisht të dëmtuar, dhe me qëllim të kontributit për konsolidimin […]

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht menaxhmenti i tij, përmes një komunikate për media ka thënë se në vazhdimësi është duke punuar për ngritjen e cilësisë së studimeve, performancës së stafit akademik dhe përgjegjësisë në punë, me qëllim të përmirësimit të imazhit të vetë tashmë seriozisht të dëmtuar, dhe me qëllim të kontributit për konsolidimin dhe mirëfunksionimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë.

Ky proces, përveç respektimit strikt të normave ekzistuese, sipas UP-së, është shoqëruar edhe me plotësimin e infrastrukturës ligjore pothuajse në të gjitha fushat e veprimit të UP-së, me qëllim të vendosjes së rregullave qartë të definuara, të bazuara në ligj dhe të aplikueshme për të gjithë njësoj.

“Plotësimi i zbrazëtirave ligjore është bërë duke u bazuar në standardet më të larta që mund të praktikohen në fushat respektive, duke pasur parasysh pozitën financiare të UP-së, vështirësitë e funksionimit të këtij institucioni në të kaluarën dhe praktikën e instaluar, shpeshherë në kundërshtim me normat, në shumë segmente të funksionimit të UP-së”, thuhet në këtë komunikatë të UP-së.

“Me qëllim të sanimit të gjendjes në të cilën ndodhemi, strukturat drejtuese të UP-së kanë ndërmarrë një varg veprimesh konkrete për përmirësimin e kësaj gjendje dhe kthimin e besueshmërisë tashmë të lëkundur seriozisht. Në këtë kontekst, pas një periudhe shumë të gjatë të ngecjes janë menaxhuar dy konkurse për zgjedhjen dhe avancimin e stafit akademik bazuar në kritere të cilat sigurojnë rekrutimin përkatësisht avancimin e mësimdhënësve bazuar në rezultatet e tyre në fushën akademike, e jo në pozitën apo përkrahjen shoqërore të cilit do prej tyre. Përveç kësaj, pas një periudhe përpjekjesh të gjata dhe të filluara shumë kohë më parë, Këshilli Drejtues i UP-së ka aprovuar dhe ka futur në zbatim Rregulloren e re për të ardhurat personale, me të cilën janë korrigjuar shumë dobësi në procesin e kompensimit financiar të stafit të UP-së”, thekson UP në këtë komunikatë.

Natyrisht, të gjitha këto veprime dhe masa për përmirësimin e gjendjes në Universitetin më të madh publik, sipas komunikatës, janë përcjellë me vështirësi të shumta të brendshme dhe nga jashtë, por të cilat deri më tani janë tejkaluar me sukses.

“Megjithatë, në kohën e fundit jemi duke u përballur me një presion të shtuar, sidomos nga organet shtetërore jashtë UP-së, me pretekste të ndryshme, por në shumicën e rasteve të ndërlidhura drejtpërdrejtë me interesat e individëve të caktuar brenda UP-së, madje shpesh edhe jashtë këtij institucioni. Individët e tillë, duke shfrytëzuar lidhjet e ndryshme personale, ​​familjare dhe klanore, kanë aktivizuar të gjitha instancat e mundshme siç janë Inspektorati i Arsimit, Inspektorati i Punës, Agjencia Antikorrupsion si dhe sektorët e ndryshëm të Policisë së Kosovës, për të bërë presion mbi organet e UP-së me qëllim të nxjerrjes së vendimeve të caktuara e të cilat janë kryesisht me karakter akademik”, deklaron UP në komunikatë.

“Në kompleksin e ndërhyrjeve të tilla, veçanërisht eklatant është ndërhyrja e kryeinspektorit të Arsimit z. Dëfrim Gashi, të cilit Senati i UP-​së​ ia ka refuzuar punimin e doktoratës për shkak të mosplotësimit të standardeve elementare, siç është dëshmia e një punimi të botuar në një revistë përkatëse serioze ndërkombëtare. Ky kandidat me qëllim të përfundimit të temës së doktoratës duke mos përfillur rregullativën ligjore dhe procedurat që parashihen për raste të tilla, ka aktivizuar të gjitha instancat e mundshme shtetërore për të ushtruar presion në forma të ndryshme. Për pasojë, javët e fundit, shumë anëtarë të Këshillit të Doktoratës në nivel të UP-së janë ftuar në biseda informative në Polici, me qëllim të dhënies së shpjegimeve për arsyet e refuzimit të temës së doktoratës të kryeinspektorit të Arsimit z. Dëfrim Gashi”, potencon më tej UP në këtë komunikatë.

“Ndikimi i kryeinspektorit Gashi, por edhe i disa kandidatëve tjerë të cilët nuk janë avancuar në grada akademike, ndërlidhet edhe me presionet e shumta nga inspektorët e Arsimit dhe inspektorët e Inspektoratit të Punës për shqyrtimin e sërishëm të aplikacioneve të kandidatëve të tillë, edhe pse afati i paraparë në konkurs për shqyrtimin e atyre lëndëve ka kaluar tashmë disa muaj”, deklaron më tej Universiteti i Prishtinës.

Me anë të kësaj shkrese, UP njofton publikun e gjerë dhe ambasadat ndërkombëtare që presioni i përshkruar më sipër nga organet e thirrura për sigurimin e zbatimit të ligjit, përkatësisht ndërhyrja e drejtpërdrejtë nga ana e tyre në çështje të pastra akademike, jo vetëm që e shkelë rëndë autonominë e Universitetit të paraparë me Ligjin për Arsimin e Lartë, por rrezikon seriozisht funksionimin e tij dhe e bënë të pamundur ruajtjen e standardeve akademike ashtu siç e presin me të drejtë taksapaguesit tanë.

“Njoftojmë publikun e gjerë që për të gjitha këto presione me të cilat janë duke u përballur organet e UP-së do të njoftohet kryeministri i Kosovës​,​ z. Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, nga të cilët do të kërkojmë që të ushtrojnë ndikimin e vetë, përkatësisht të japin kontributin e tyre për ruajtjen e autonomisë së Universitetit, ashtu siç e parasheh ligji”, përfundon komunikata e Universitetit të Prishtinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?