U tha se ishte “ushtari” i Lul Berishës, zbardhet lidhja e tij me Haki Çakon

U tha se ishte “ushtari” i Lul Berishës, zbardhet lidhja e tij me Haki Çakon

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga arrestimi i dy personave në Durrës, të cilët u menduan se ishin njerëz të Lulzim Berishës. Marjel Fierza dhe Genti Ndërjaku, u vunë në pranga të dy të armatosur me pistoleta. Policia tha se të arrestuarit lëviznin me armë pa leje, por Lapsi.al siguroi sot lejen e pistoletës me të cilën ishte pajisur Genti Ndërjaku. Siç […]

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga arrestimi i dy personave në Durrës, të cilët u menduan se ishin njerëz të Lulzim Berishës.

Marjel Fierza dhe Genti Ndërjaku, u vunë në pranga të dy të armatosur me pistoleta.

Policia tha se të arrestuarit lëviznin me armë pa leje, por Lapsi.al siguroi sot lejen e pistoletës me të cilën ishte pajisur Genti Ndërjaku.

Siç duket, dokumenti është firmosur nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nga mënyra si e shiti policia aksionin, kuptohej se bëhej fjalë për persona të rrezikshëm. Nëse vërtet janë të tillë, atëherë çfarë shpjegimi ka firma e Haki Çakos mbi lejen e armës së Genti Ndërjakut?

Natën e arrestimit, policia e Durrësit bëri me dije se Marjel Fierza konsiderohej si pjesë e një prej grupeve kriminale të qytetit. Policia tha gjithashtu se 30-vjeçari u ndalua pasi në makinën e tij tip Porche u gjetën dy pistoleta pa leje, njëra prej të cilave ishte e Genti Nderjakut dhe që më pas rezultoi me leje.

I arrestuari tjetër, Mariel Fierza, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e grupit që drejtohej nga Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi.

Emri i tij u përmend një vit më parë në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme ku flitej për bashkëpunimin mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejtonte grupin e tij në Durrës dhe në terren delegonte urdhrat te personat e tjerë si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj. /Lapsi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?