U përpoqën të vrisnin Erdoganin, 34 persona dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 34 persona të shpallur fajtorë për tentativën e vrasjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016, raportuan mediat. Një gjykatë e Mugla-s (jug-perëndim) dënoi 34 persona me burgim të përjetshëm, duke shpallur të pafajshëm një ish-ushtarak dhe duke veçuar nga procesi gjyqësor […]
Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 34 persona të shpallur fajtorë për tentativën e vrasjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016, raportuan mediat.
Një gjykatë e Mugla-s (jug-perëndim) dënoi 34 persona me burgim të përjetshëm, duke shpallur të pafajshëm një ish-ushtarak dhe duke veçuar nga procesi gjyqësor dosjet e tre të akuzuarve, përfshirë predikuesin Fethullah Gülen, i shpallur nga Ankaraja si truri i grushtit të shtetit, raportuan televizionet NTV dhe CNN-Türk.












