Turqia dhe Irani bëhen bashkë kundër kurdëve, por kur është fjala për fe ata e luftojnë njëri tjetrin

Udhëheqësi turk e lidh Mossadin e Izraelit me referendumin kurd, ndërsa presidenti iranian fajëson ‘komplotin e huaj sektar’. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për “veprim më vendimtar” në përgjigje të përpjekjes së qeverisë rajonale kurde (KRG) për t’u ndarë nga Iraku, pasi ai u bashkua me homologun e tij iranian Hassan Rouhani […]
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për “veprim më vendimtar” në përgjigje të përpjekjes së qeverisë rajonale kurde (KRG) për t’u ndarë nga Iraku, pasi ai u bashkua me homologun e tij iranian Hassan Rouhani në kundërshtimin e tyre ndaj rihapjes së kufijve të Irakut, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi .
“Prej këtij momenti përpara, do të ndërmerren hapa më vendimtarë”, tha Erdogan të mërkurën gjatë një paraqitjeje të përbashkët të mediave me Rouhanin në Teheran.
Ai nuk tha se cilat hapa do të nërmarrë Ankaraja, megjithëse kjo kishte kërcënuar më parë që ta mbyllë kufirin e saj për kurdët.
“Ishte një referendum i paligjshëm dhe ne nuk e pranojmë atë”, tha ai. “Çfarë referendumi po kryen? Askush nuk i ka njohur ata veçse Izraeli”.
Udhëheqja kurde “nuk mund të legjitimojë” referendumin duke u rreshtuar me agjencinë e spiunazhit të Izraelit ‘Mossad’, shtoi Erdogan.

Ai tha se Turqia dhe Irani kanë rënë dakord të “përballojnë” kërcënimet e shpërbërjes së Irakut, si dhe të Sirisë.
Rouhani gjithashtu deklaroi kundërshtimin e tij ndaj një shteti të pavarur kurd.
“Sa i përket kësaj, Iraku është një vend i vetëm”, tha ai. “Ne nuk pranojmë ndryshime gjeografike”.
Ai tha se referendumi kurd dhe plani për t’u ndarë nga Iraku është pjesë e një “komploti të huaj sektar”.
Më 25 shtator, votuesit në rajonin gjysmë autonom të kurdëve të Irakut të veriut votuan me shumicë dërrmuese për të mbështetur një ndarje nga Bagdadi, duke shkaktuar një krizë rajonale.

Përveç Turqisë dhe Iranit, qeveria qendrore e Irakut në Bagdad gjithashtu kundërshtoi referendumin.
Kombet e Bashkuara dhe SHBA, gjithashtu kanë kundërshtuar votimin kurd, duke thënë se do të shkëpusin veprimet kundër ISIL’it, si dhe luftën civile në Siri.
Në javën e fundit pas referendumit kurd, Turqia ka mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake me Irakun. Më vete, Iraku njoftoi gjithashtu ushtrime të përbashkëta ushtarake me Iranin.
Deri më tani, nuk është arritur asnjë marrëveshje mbi stërvitjet ushtarake midis Turqisë dhe Iranit.
Por për herë të parë që nga revolucioni islamik i vitit 1979, shefi ushtarak i Turqisë, gjenerali Hulusi Akar vizitoi të hënën shtetin e Iranit, duke sinjalizuar bashkëpunim më të ngushtë me një rival të vjetër rajonal.
Në frontin ekonomik, Erdogan tha se pret bashkëpunim më të ngushtë me Iranin, pasi njoftoi një marrëveshje për të rritur tregtinë midis dy vendeve nga 10 miliardë dollarë në 30 miliardë dollarë.
Ai tha gjithashtu se të dy vendet do të rrisin bashkëpunimin mbi energjinë, duke shtuar se Turqia dhe Irani do të fillojnë tregtimin duke përdorur monedhat e tyre.
Ata u zotuan gjithashtu të ndërmarrin më shumë hapa për të mbështetur marrëveshjen e Astana, duke lejuar krijimin e zonave de-përshkallëzuese në Siri.
Të dy vendet mbështesin anët e kundërta të luftës civile./Periskopi/












