Turqia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia nisin këtë projekt që kushton miliarda euro

Turqia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia nisin këtë projekt që kushton miliarda euro

Udhëheqësit shtetërorë të Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë filluan një marrëvëshje në lidhje me linjën hekurudhore prej 826 kilometrash (500 milje), duke krijuar kështu një bashkim të mallrave dhe udhëtarëve midis Evropës dhe Kinës që anashkalon Rusinë. Linja, e cila përfshin 105 km rrugë të reja, do të ketë kapacitetin për të transportuar një milion pasagjerë […]

Linja, e cila përfshin 105 km rrugë të reja, do të ketë kapacitetin për të transportuar një milion pasagjerë dhe 6.5 milion ton mallra. Ky kapacitet do të rritet deri në tre milionë pasagjerë dhe 17 milion ton mallra deri në vitin 2034.

Projekti hekurudhor prej 826 km (513 milje) që lidh Bakun (kryqyteti i Azerbejxhanit) me provincën verilindore të Karsit nëpërmjet Tbilisit u nis në vitin 2007 dhe ndërtimi filloi në vitin 2008, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.

Projekti hekurudhor Baku-Tbilisi-Kars (BTK) është një hap vendimtar për të ardhmen e rajonit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inaugurimit në Baku më 30 tetor.

“Pika më e rëndësishme e projektit të Korridorit të Mesëm është përmbushur me shërbimin e parë të hekurudhës BTK”, tha Erdogan së bashku me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Gjeorgjisë Giorgi Kvirikashvili.

“Baku-Tbilisi-Kars është pjesë e Rrugës së Madhe të Mëndafshit dhe është e rëndësishme që ta zbatojmë këtë projekt duke përdorur fondet tona,” shtoi ai.

“Ne po deklarojmë krijimin e një lidhjeje të vazhdueshme hekurudhore nga Londra në Kinë,” deklaroi ai.

Të tre vendet lidhen nga tubacioni i naftës Baku-Tbilisi-Ceyhan dhe linja e gazit Baku-Tbilisi-Erzurum, por lidhjet tregtare midis Turqisë dhe rajonit të Kaukazit janë të kufizuara.

Hekurudha e re premton të sigurojë një shtytje ekonomike në rajon. Bashkimi i ri do të reduktojë kohën e udhëtimit midis Kinës dhe Evropës deri në rreth 15 ditë, e cila është më shumë se dy herë më e shpejtë se rruga përmes detit.

Trenat mund të largohen nga qytetet e Kinës, të kalojnë në Kazakistan në Khorgos Gateëay, të transportohen nëpër Detin Kaspik me traget në Portin e Ri të Bakut, dhe pastaj të ngarkohen direkt në BTK për t’u drejtuar në Evropë.

Erdogan tha se kontributi i hekurudhave në rajon nuk do të ishte thjesht ekonomik, por “projekti do të sjellë në aspektin politik paqe, siguri, ndërsa në aspektin social do të sjellë mirëqenie.”

Nga ana e tij, Aliyev e përshkroi vijën Baku-Tbilisi-Kars si një “projekt historik global”, duke vlerësuar financimin e projektit nga burimet e veta të rajonit.

“Ky projekt do t’i sjellë vendet tona më afër njëra tjetrës, do të luajë rolin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, do të rrisë kapacitetin tonë ekonomik dhe do të kemi shumë fonde”, tha ai duke shtuar se projekti ishte e mundur vetëm falë përpjekjeve të përbashkëta të Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë ndihmë nga askush, nuk kemi marrë ndonjë hua, ne kemi ndërtuar këtë hekurudhë në kurriz të mundësive tona vendore dhe e kemi vënë në veprim sot,” tha Aliyev i cili është cituar nga agjencitë lokale të mediave të Azerbajxhanit.

Kostoja totale e projektit u rrit në më shumë se 1 miliardë dollarë nga një vlerësim fillestar prej rreth 400 milion dollarë, raportoi “Reuters”. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve erdhi nga fondi shtetëror i naftës së Azerbajxhanit.

Disa vende evropiane kanë shprehur interes në këtë projekt dhe Azerbajxhani është në bisedime me ta, tha Aliyev, duke shtuar se Kazakistani dhe vendet e tjera në Azinë Qendrore janë të interesuar të transportojnë mallrat e tyre nëpërmjet BTK.

Kvirikashvili tha se projekti ishte një “urë midis Azisë dhe Evropës”.

“Kjo linjë do të lidhë ekonomitë dhe njerëzit bashkë, sot po vihet në funksionim një urë e re euroaziatike… Projekti do të ketë një nxitje për turizmin dhe do të krijohen vende të reja pune”, shtoi ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?