Turku mashtrues, zhvati mbi 100 mijë euro (Video)

Turku mashtrues, zhvati mbi 100 mijë euro (Video)

Me premtimet për biznes, një shtetas turk nëpërmjet mashtrimit ka mundur të përvetësojë mbi 100 mijë euro nga dy biznesmenë shqiptarë dhe një kosovar për t’u zhdukur më pas pa lënë gjurmë. Prokuroria e Tiranës hetoi dhe dërgoi për gjykim në mungesë shtetasin turk Yasin Pekdemir, për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Nga […]

Me premtimet për biznes, një shtetas turk nëpërmjet mashtrimit ka mundur të përvetësojë mbi 100 mijë euro nga dy biznesmenë shqiptarë dhe një kosovar për t’u zhdukur më pas pa lënë gjurmë.

Prokuroria e Tiranës hetoi dhe dërgoi për gjykim në mungesë shtetasin turk Yasin Pekdemir, për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Nga hetimet e kryera si dhe nga dëshmitë e tre biznesmenëve të mashtruar, turku Pekdemir u sillte atyre kallëpe për prodhimin e materialeve të ndryshme plastike. Por kallëpet rezultonin me probleme dhe Pekdemit u merrte sërish lekë biznesmenëve për t’i riparuar apo zëvendësuar ato dhe pasi u ka marrë tre biznesmenëve lekë edhe për shitjen e kallëpëve edhe për riparimin apo zëvendësimin e tyre, është zhdukur pa lënë gjurmë, duke përvetësuar një shumë që i kalonte 100 mijë euro.

Fillimisht, këtë skemë mashtrimi e pësoi një biznesmen nga Fieri, më pas një tjetër nga Durrësi dhe në fund viktimë e këtij skenari mashtrimi kishte rënë edhe një biznesmen kosovar.

Nisur nga skema e përdorur, hetuesit kanë arritur në konkluzionin se kallëpët vinin qëllimisht me defekte që shfaqeshin pasi fillonte procesi i punës për të realizuar mashtrimin e dytë me riparimin e tyre.

Aktualisht dosja në ngarkim të Yasin Pekdemir ndodhet në Gjykatën e Tiranës, ndërsa policia ka nisur kërkimin e shtetasit turk, i cili rrezikon një dënim që shkon deri në 10 vite burgim. Nëse ai nuk gjendet, atëherë procesi sipas parashikimeve të reja të kodit të procedurës, pezullohet për një vit për të rifilluar më pas në mungesë të të akuzuarit./Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?