Tubim madhështor i Vetëvendosjes në Prishtinë, brohoritma të shumta për Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë, shkruan Periskopi. Në tubim po marrin pjesë përfaqësues të kësaj partie, kandidatë për kryetar komunash e asambleistë dhe numër i madh i qytetarëve. Simpatizantët e kësaj partie gjatë tërë kohës po brohorasin emrin e deputetit më të votuar në Kosovë, Albin Kurti./Periskopi














