Tre aktivistë të Nismës rrahin aktivistin e Vetëvendosjes, vjen reagimi

Tre aktivistë të Nismës rrahin aktivistin e Vetëvendosjes, vjen reagimi

Vetëvendosje ka njoftuar se sot në mesditë, tre aktivistë të partisë “Nisma për Kosovën” kanë sulmuar fizikisht aktivistin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për asambleist për Kuvendin Komunal të Malishevës, Muhamet Bytyçi. Siç thuhet në njoftim, nga ky sulm Muhamet Bytyçit i janë shkaktuar lëndime trupore, shkruan Periskopi. “Ky veprim kriminal dhe i papranueshëm flet edhe […]

Vetëvendosje ka njoftuar se sot në mesditë, tre aktivistë të partisë “Nisma për Kosovën” kanë sulmuar fizikisht aktivistin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për asambleist për Kuvendin Komunal të Malishevës, Muhamet Bytyçi.

Siç thuhet në njoftim, nga ky sulm Muhamet Bytyçit i janë shkaktuar lëndime trupore, shkruan Periskopi.

“Ky veprim kriminal dhe i papranueshëm flet edhe për panikun e madh të Nismës për Kosovën para zgjedhjeve të 22 Tetorit. Kjo parti që ka tradhtuar zgjedhësit e saj duke hyrë në koalicion me PDK-në është tashmë e vetëdijshme se e ka rënien të pandalshme. Ndaj, gjendjen e saj të rëndë po e manifeston me veprime të këtilla”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Sot, në mesditë, tre aktivistë të partisë “Nisma për Kosovën” kanë sulmuar fizikisht aktivistin dhe kandidatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvendin Komunal të Malishevës, Muhamet Bytyçi. Nga ky sulm, Muhamet Bytyqit i janë shkaktuar lëndime trupore.

Ky veprim kriminal dhe i papranueshëm flet edhe për panikun e madh të Nismës për Kosovën para zgjedhjeve të 22 Tetorit. Kjo parti që ka tradhtuar zgjedhësit e saj duke hyrë në koalicion me PDK-në është tashmë e vetëdijshme se e ka rënien të pandalshme. Ndaj, gjendjen e saj të rëndë po e manifeston me veprime të këtilla.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon ashpër këto veprime dhe fton organet e rendit e drejtësisë që t’i nxjerrin sulmuesit para përgjegjësisë.

Kurrfarë presioni dhe asnjë lloj sulmi nuk e ndalë rritjen dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përkrahja e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shënon fundin e mendësisë qeverisëse së vjetër e cila e ka degraduar Malishevën dhe tërë vendin. Ky model qeverisës merr fund më 22 Tetor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?