Totaj i Prizrenit: Në balotazh s`kemi vija të kuqe me askë

Shaqir Totaj i PDK-së tashmë po kryeson në rezultatet e Exit Poll-it për Prizrenin. Sipas këtyre rezultateve ai do të shkojë në balotazh me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes. Lidhur me këtë, Totaj ka thënë se nuk ak vija të kuqe me asnjë parti dhe në balotazh pret rezultate pozitive për shkak të bashkëpunimeve që do […]
Shaqir Totaj i PDK-së tashmë po kryeson në rezultatet e Exit Poll-it për Prizrenin.
Sipas këtyre rezultateve ai do të shkojë në balotazh me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.
Lidhur me këtë, Totaj ka thënë se nuk ak vija të kuqe me asnjë parti dhe në balotazh pret rezultate pozitive për shkak të bashkëpunimeve që do të ndodhin me partitë tjera, raporton Indeksonline.
“Kanë dalur në numër të madh në zgjedhje dhe kanë treguar kulturë. E kam prit se do të jem i pari. Kur të dalin rezultatet finale nuk pres ndonjë ndryshim, do të shkojmë në balotazh me Vetëvendosjen. Ne kemi të hapur për bashkëpunim për gjithë partitë tjera, nuk kemi vija të kuqe. Natyrisht se në balotazh presim rezultat pozitiv sepse do të bëjmë bashkëpunim me gjithë ata që janë të interesuar”, ka thënë ai.












