Topalli ministrit Lekaj: Po ndërtoni autostrada vetëm për të lidhur kryeqytetet

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se qyteti i Ferizajt është duke u diskriminuar pasi që nuk ka asnjë në asnjërën nga dy autostradat kryesore të vendit, atë që e lidh me Shqipërinë dhe atë me Shkupin. Ai ka thënë se Ferizaj ka shumë fuqi ekonomike, prodhues e tregtarë të cilët kanë nevojë për […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se qyteti i Ferizajt është duke u diskriminuar pasi që nuk ka asnjë në asnjërën nga dy autostradat kryesore të vendit, atë që e lidh me Shqipërinë dhe atë me Shkupin.
Ai ka thënë se Ferizaj ka shumë fuqi ekonomike, prodhues e tregtarë të cilët kanë nevojë për një ëasje të afërt.
“Por kjo nuk po ndodhë. Autostradat do të shfrytëzohen për të importuar kryesisht mallra nga Serbia, e më së paku për prodhuesit e tregtarët vendor”, tha Topalli.
Ai e pyeti ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, se a do të ketë Ferizaj ëasje në autostradë dhe nëse po kur do të ndodh kjo.
E ministri tha se kjo është autostradë që lidhë kryeqytetit kryesore.
“Sa i përket drejtimit rrugor 6, është pjesë e rrjetit bazë të transportit të Evropës Juglindore e cila i lidhë kryeqytetet kryesore të rajonit me portet dhe aeroportet si Prishtina, Shkupi, Selaniku dhe Sofia. Lidhja e qytetit të Ferizajt është e projektuar të jetë në nyjën e autostradës në Bibaj në rrugën nacionale Ferizaj-Gjilan ”, ka thënë ministri Lekaj.
Por, kjo përgjigje si duket nuk i pëlqeu deputetit Topalli.
“Ajo që kuptova është shumë e dhimbshme. Feirzaj është investitori i dytë i kësaj Autostrade, e kjo qenka bërë me i lidhë kryeqytetet… atëherë pse duhet të investojmë? Nuk nuk po dua ta them këtë si kërcënim por duhet të llogarisni që nëse vazhdoni kështu, autostrada Ferizaj – Shkup mund të përfundoj në Ferizaj, dhe të mos kaloj asnjë mjet më tutje. Pra është mirë të mos luani me prodhuesit e Ferizajt, me qytetarët e Ferizajt”, ka thënë deputeti Topalli.












