Thaçi voton me familje, ja çka u kërkon qytetarëve (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit, shkolla fillore “Faik Konica” se bashku më bashkëshorten e tij Lumnije dhe djalin Endritin. Ai ka uruar qytetarët e Kosovës ditën e zgjedhjeve duke i bërë thirrje për një votim masiv dhe pjesëmarrje aktive. Thaçi ka falënderuar KQZ dhe mekanizmat e tjerë për […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit, shkolla fillore “Faik Konica” se bashku më bashkëshorten e tij Lumnije dhe djalin Endritin.
Ai ka uruar qytetarët e Kosovës ditën e zgjedhjeve duke i bërë thirrje për një votim masiv dhe pjesëmarrje aktive.
Thaçi ka falënderuar KQZ dhe mekanizmat e tjerë për mbarëvajtjen e procesit dhe organizimin e tyre.
“Ju urojë qytetarët për këtë ditë të veçantë, gjithashtu i inkurajojë votim masive pjesëmarrje aktive dhe një proces të rëndësishme për qeverisjen e ardhshme lokale. Falënderoj KQZ dhe mekanizmat e tjerë që kanë punuar me përkushtim për organizimin e zgjedhjeve” ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se shpreson që të gjithë personat e përfshirë në zgjedhje të jenë në kryrje të përgjegjësive të tyre që ky proces të përmbyllet në mënyrë të suksesshme.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1395712730526403/












