Thaçi fton institucionet e vendit që viktimat të trajtohen me dinjitet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përkushtimi ndaj respektimit i të të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm. Këto deklarime Presidenti Thaci i dha sot gjatë një konference të mbajtur në kuadër të javës për të drjetat e viktimave të krimit e cila po […]
Këto deklarime Presidenti Thaci i dha sot gjatë një konference të mbajtur në kuadër të javës për të drjetat e viktimave të krimit e cila po shënohet në Kosovë.
Tutje i pari i vendit ka thënë se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, ka shtuar se institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë lloj të shoqërisë, ndërsa shumë të rëndësishme sheh ligjin për kompensimin e viktimave të krimit, njofton Klan Kosova.
”Në këtë drejtim duhet cekur të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit”.
”Sot kur po shënojmë javën për të drejtat e viktimave të krimit, jemi mbledhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe mbrojtjen ndaj tyre”.
”Përkushtimi ynë ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen e viktimave të krimit”.
”Ftoj të gjitha institucionet që viktimat të trajtohen me dinjitet”.
”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që republika e Kosovës t’i mbrojë avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.
”Uroj që në vazhdim në shtetin tonë të kemi gjithnjë e më pak viktima të krimit”.












