Testimi i nxënësve kosovarë në PISA këtë vit bëhet me kompjuterë

Testimi i nxënësve kosovarë në PISA këtë vit bëhet me kompjuterë

Pas debaklit në nivelin e njohurive të nxënësve, Kosova ka filluar përgatitjet për një raund të dytë me një qasje të re teknike që nga Ministria e Arsimit kërkon improvizim. Kanë mbetur edhe pak muaj nga koha kur Kosova do të ‘vë në test’ sistemin e saj arsimor përmes Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve […]

Kanë mbetur edhe pak muaj nga koha kur Kosova do të ‘vë në test’ sistemin e saj arsimor përmes Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA), që teston zbatimin praktik të njohurive në tri fushat kyçe që janë leximi, matematika dhe shkenca.

Testi PISA do të organizohet për herë të dytë në prill të vitit të ardhshëm, me me rreth 6000 mijë nxënës që do ta arrijnë moshën 15 vjeçe në atë kohë.

Megjithatë, për herë të parë, kësaj radhe testimi do të bëhet në kompjuterë, dhe jo me laps e letër si në testimin PISA 2015.

Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com, Mustafë Kadriu, menaxher për projektin PISA 2018.

Ai tha se në fazën e pilotimit ka pasur vështirësi në sigurimin e kompjuterëve ndërsa sipas tij për testimin final do të improvizohet në mënyrë që secili nxënës t’i nënshtrohet testit në kompjuter.

“Pavarësisht se cila shkollë përzgjidhet, nëse shkolla që është përzgjedh ka kompjuter ateherë vlerësohet në shkollën e vet, nëse nuk ka kompjuter gjendet një shkollë tjetër që ka kompjuter, më pastaj DVSM/MASHT ka 80 laptopë dhe administruesi i merr ata dhe realizohet testimi”, tha Kadriu.

Ai po ashtu theksoi se kanë vërejtur se nxënësit nuk kanë pasur probleme me pyetjet gjatë fazës së pilotimit në prill të këtij viti.

“Kodimi i pyetjeve të Testit pilot është realizuar (pilotimi ka për qëllimi rrjedhjen e procesit – nuk ka publikim të rezultatit , por vetëm se si kanë funksionuar pyetjet dhe se si nxënësit i kanë plotësuar pyetësorin)”, tha ai.

Historia e Kosovës me PISA-n

Vitin e kaluar Kosova u bë vendi i 72-të i përfshirë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në kuadër të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD

Rezultatet e këtij testi të shpallura vitin e kaluar e radhitën Kosovën të tretën nga fundi sipas rezultateve të nxënësve në lexim, shkencë dhe matematikë.

Rezultatet e dobëta kishin nxitur reagime të shumta nga analistë, politikanë e të tjerë që fajësonin Ministritë e Arsimit ndër vite, për mospunë.

Megjithatë, ministri paraprak, Arsim Bajrami nuk kishte marrë përsipër përgjegjësinë e rezultateve duke thënë se testi reflektonte punën e ministrave të kaluar.

“Kjo situatë reflekton gjendjen 2010, 2014, periudhën para ardhjes time si ministër dhe jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, kishte thënë Bajrami.

Tani, Kosova ka një ministër tjetër të arsimit, Shyqeri Bytyqi i sapo zgjedhur i cili që nga marrja e mandatit në shtator të këtij viti nuk ka folur lidhur me PISA-n.

Kadriu po ashtu nuk deshi të komentojë lidhur me rezultatet e mundshme të vitit 2018 duke thënë se pritet të shohin nëse do të ketë ngritje të rezultateve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?