Tensionohet situata mes Milaim Zekës e Fisnik Ismailit, për pak sa nuk rrahen ndërmjet vete

Tensionohet situata mes Milaim Zekës e Fisnik Ismailit, për pak sa nuk rrahen ndërmjet vete

Sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media deputetët Fisnik Ismajli dhe Milaim Zeka kanë pasur një përplasje verbale. Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka treguar për Periskopin, se çfarë ka ndodhur aty. Ai ka thënë se në përfundim të mbledhjes, deputeti Milaim Zeka i cili po akuzohet për mashtrim me […]

Sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media deputetët Fisnik Ismajli dhe Milaim Zeka kanë pasur një përplasje verbale.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka treguar për Periskopin, se çfarë ka ndodhur aty.

Ai ka thënë se në përfundim të mbledhjes, deputeti Milaim Zeka i cili po akuzohet për mashtrim me viza, ka filluar të flasë për padrejtësinë që po u bëhet depuetëve me heqjen e imunitetit.

“Ai ia nisi me fol për padrejtësinë që iu ka bërë me heqjen e imunitetit si deputet, dhe me heqjen e imunitetit për krejt deptuetët faktikisht, prej rastit të Fatmir Limajt.  Dhe filloi me fol se sa e padrejtë është që plot deputetë po mbahen pa kurrfarë prove në arreste shtëpiake dhe po maltretohen”, ka thënë Ismaili.

Por kjo gjë e kishte irrituar deputetin Fisnik Ismajli, meqë ishte vet deputeti Zeka i cili kishte akuzuar deputetët e VV-së edhe pse nuk kishte prova për fajësinë e tyre.

“Unë e morra fjalën dhe ia bëra me dije që deri dje na ka quajtur ‘terrorista’ në foltore, na ka quajtur ‘terrorista’ në televizion, e tash në krah tonin, në krah të deputetëve që padrejtësisht janë mbajtur në arrest, ky po mundohet me u viktimizu. Dhe i thash që ti mos u krahaso me deputetët tanë sepse as vepra jote për të cilën akuzohesh nuk krahasohet me veprat e deptuetëve tane dhe me kauzën tonë”, u shpreh Ismaili për Periskopin.

E fjalët e Ismajlit nuk i kishin pëlqyer Zekës.

“Ai u cart dhe tha se ti nuk ke nevojë me më tregu mua se çka me fol dhe me ofendoi dhe i thash kujdes se herën e fundit që ke ofendu rënd dikë ka ndodh një incident. Ai u cu në këmbë dhe me tha pse a edhe ti po don me më ra a? Dhe i thash jo nuk e kam njet me u marr me një m** si ti, dhe kaq”, tha ai. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?