Të martën seancë në Kuvend, pritet votimi i buxhetit

Të martën e ardhshme do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën parashihet të votohen ndryshimet në rishikimin e buxhetit për vitin 2017. Ndryshimet përfshijnë rikthimin e Fondit të Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit dhe ndërtimin e Autostradës për Gjilan. Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, […]
Ndryshimet përfshijnë rikthimin e Fondit të Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit dhe ndërtimin e Autostradës për Gjilan.
Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë për Indeksonline se në një mbledhje konstruktive dhe në frymë institucionale arriti që të bëjë amandamentimin e rishikimit të draftligjit për Buxhetin e vitit 2017.
“Komisioni e ka kryer amandamentimin e ligjit për buxhet dhe janë kthyer mjetet e marra nga projekti i autostradës për Gjilan aq sa kanë qenë të ndara në ligjin bazik”, ka thënë Osmani.
Ligji bazik për autostradën ka paraparë që të ketë një kosto prej 1 milion e 850 mijë euro në ndërtimin e këtij segmenti rrugor.
Të enjten e kaluar në Kuvendin e Kosovës, është miratuar në parim ndryshimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2017, me 61 vota pro, i cili shkoj në komisionin për buxhet në leximin e dytë për rishikimin e projektligjit.
Në versionin e parë të këtij ligji nuk përfshihej autostrada Prishtinë-Gjilan, nga i cili projekt ishin tërhequr mjetet në shumë prej 1 milion e 700 mijë euro.












