A do të jetë Shefki Gashi krahu i djathtë i Arban Abrashit?

Shefki Gashi, një nga kandidatët më të votuar për Asamble në Komunën e Prishtinës nga radhët e LDK’së, ka thënë se ai nuk do ta pranonte postin e Nënkryetarit në rast se Arban Abrashi fiton garën për kryetr. ‘Jo absolutisht jo. Nuk do ta pranoj edhe po qe se më vjen zyrtarisht një ofertë e […]
Shefki Gashi, një nga kandidatët më të votuar për Asamble në Komunën e Prishtinës nga radhët e LDK’së, ka thënë se ai nuk do ta pranonte postin e Nënkryetarit në rast se Arban Abrashi fiton garën për kryetr.
‘Jo absolutisht jo. Nuk do ta pranoj edhe po qe se më vjen zyrtarisht një ofertë e tillë për të qenë nënkryetar i Prishtinës’, ka thënë Gashi në intervistë për Periskopin.
Ai ka folur më gjërësisht për projektin e Arban Abrashit për Prishtinën. Thotë se nuk e ka njohur Abrashin më parë por e përkrah në çdo nismë.
“Të them të drejtën e kam njohur prej kohës kur ka qenë ministër por edhe si aktivist i LDK’së, më shumë jo”, ka thënë Gashi./Periskopi/












