Të fshehtat e Stadiumit të Zi në Raqqa, ‘shtëpisë së ferrit’ të ISIS’it

Të fshehtat e Stadiumit të Zi në Raqqa, ‘shtëpisë së ferrit’ të ISIS’it

Në dhomat e kyçura, banjot dhe dhomat e gjimnastikës në stadium, ISIS kishte krijuar burgje dhe çeli torture. Stadiumi i Raqqas në Siri gjithmonë është quajtur ‘Stadiumi i Zi’ për shkak të konstruktit të tij të errët, por ky emër mori kuptim tjetër kur kjo zonë u mor nën kontrollin e ISIS’it. Sot, ISIS është larguar […]

Në dhomat e kyçura, banjot dhe dhomat e gjimnastikës në stadium, ISIS kishte krijuar burgje dhe çeli torture.

Stadiumi i Raqqas në Siri gjithmonë është quajtur ‘Stadiumi i Zi’ për shkak të konstruktit të tij të errët, por ky emër mori kuptim tjetër kur kjo zonë u mor nën kontrollin e ISIS’it.

Sot, ISIS është larguar dhe vendi është mbushur me flamuj amerikan, shkruan The Daily Beast.

“Dikur ne luanim ndeshjet e futbollit këtu, para se ISIS të merrte kontrollin”, citohet Isa Xabur, 42 vjeç i cili jeton në Raqqa.

“Stadiumi është bërë i famshëm për heqjen e kokave të njerëzve. U përdor si burg. 85 për qind e njerëzve që ishin burgosur ishin vrarë”, thekson ai.

Në dhomat e mbyllura e banjat e stadiumit, ISIS krijoi çeli për torturimin e njerëzve të cilat njiheshin si Amni.

Ende mund të shihen grafitë të shkruara nga të burgosurit dhe luftëtarët. Disa prej tyre ishin rusë, disa arabë e disa anglezë.

Në një shkrim në mur mund të lexohet kjo: Hussam Alkjwan u vra më 25.02.2016”.

Issa Xabur edhe vetë ishte arrestuar disa herë nga ISIS dhe kishte kaluar pesë ditë në Stadiumin e Zi.

“Nuk mund të flisja me askënd. Ata rrihnin njerëz, i varnin në çati. Njerëz nga Tunizia ishin përgjegjës për torturimin”, tha ai.

“Njerëzit arrestoheshin nën akuzat se ishin jobesimtarë ose për marrëveshje me koalicionin e regjimit’, tha Xabur për TheDailyBeast.

Aleanca e mbështetur nga SHBA, mes kurdëve sirianë dhe luftëtarëve arabë kanë shpallur marrjen nën kontroll të plotë të të ashtuquajturit “kryeqytet” të Shtetit Islamik, Raqqa në Siri, këtë muaj.

Shteti Islamik pushtoi Raqqan në fillim të vitit 2014, disa muaj pasi ai u bë i pari kryeqytet provincial sirian që binte në duart e rebelëve gjatë luftës civile, dhe e ktheu atë në kryeqendrën e kalifatit të vetëshpallur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?