“Të bërit biznes 2018”, Kosova rangohet lart nga Banka Botërore

“Të bërit biznes 2018”, Kosova rangohet lart nga Banka Botërore

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2018” i cili u publikua sot me 31 tetor 2017, vë në pah progresin e konsiderueshëm që ka arritur Republika e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë. Raportin e ka shpërndarë ish-ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se ka bërë një punë […]

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2018” i cili u publikua sot me 31 tetor 2017, vë në pah progresin e konsiderueshëm që ka arritur Republika e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë.

Raportin e ka shpërndarë ish-ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se ka bërë një punë të madhe gjatë qeverisjes së kaluar

“Kosova ka shënuar ngritje të madhe në rangimin e përgjithshëm në nivel botëror ku nga vendi i 60-të që ishte vitin e fundit, tani jemi renditur në vendin e 40-të. Vlen të theksohet se në vitin 2014 Kosova renditej në vendin e 86-të në këtë raport. Ky raport merr parasysh reformat e bëra nga 1 qeshori i vitit 2016 deri me 31 maj te vitit 2017”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, Po ashtu, Kosova është listuar në top vendet reformatore të cilat kanë shënuar më së shumti përparim në përmirësimin e mjedisit afarist në nivel global.

“Ky është një lajm fantastik për Republikën e Kosovës, dhe unë si ish-Ministre e Tregtisë dhe Industrisë jam mjaft e lumtur që kemi bërë një punë tejet të madhe gjatë tërë mandatin tonë qeverisës që të arrijmë në këtë nivel të lartë të renditjes, konfirmuar nga Banka Botërore. MTI ka qenë koordinuese e procesit të përmirësimit të mjedisit afarist në vend” ka shkruar ish –Ministrja.

Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes është një mekanizëm i rëndësishëm për monitorimin e progresit të shteteve të ndryshme në përmirësimin e mjedisit afarist. Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në një mori të fushave ligjore, rregullatore dhe operacionale.

“Këto përmirësime janë rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, Task Forcës së MTI-së për përmirësimin e mjedisit afarist dhe Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Një falënderim i madh shkon po ashtu edhe për projektin e USAID-it “Partneritet për Zhvillim” të cilët na kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme në tërë këtë proces.

Përmirësimi i mjedisit afarist në vendin tonë ka qenë prioritet i lartë i qeverisë së shkuar dhe ne jemi krenar që kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë drejtim”, ka sqaruar Bajrami.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?