Takohen LDK e Vetëvendosje në Prizren, a do të shkojnë drejt koalicionit?

Takohen LDK e Vetëvendosje në Prizren, a do të shkojnë drejt koalicionit?

  Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka treguar se sot gjatë ditës do të kenë një takim zyrtar me Vetëvendosjen ku do të vendoset se a do të formohet koalicioni apo jo. Avdyli ka pohuar se ka janë zhvilluar edhe […]

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka treguar se sot gjatë ditës do të kenë një takim zyrtar me Vetëvendosjen ku do të vendoset se a do të formohet koalicioni apo jo.

Avdyli ka pohuar se ka janë zhvilluar edhe takime të tjera mirëpo, sipas tij kanë qenë takime pa vlerë.

Ndërsa në takimin e sotëm do të ketë një bisedë mes dy partive politike dhe do të shihet nëse do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ai ka thënë se jo doemos ky takim do të vendos se a do të ketë ose jo një koalicion mes VV e LDK.

“Po është e vërtetë ky është i vetmi takim që kemi me partitë politike deri më tani, ky takim është takim zyrtar ndërsa të tjera takime kanë qenë pa vlerë.
Ndërsa sot takimi me Vetëvendosjen do të jetë takim zyrtar ku kandidati do të marrë pjesë dhe do të ofrojë planin e tij se si mund ta ngritë bashkëpunimin me LDK-në dhe do ta shqyrtojmë nuk do të thotë se ky takim vendos për koalicion por është një takim i thjeshtë mes dy partive në zyrën e LDK-së këtu në Prizren”, ka deklaruar ai për Gazeta Blic.

Kujtojmë se ka qenë pikërisht kandidati për kryetar komune të Prizren nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku i cili ka thënë se do ta përkrahë kandidatin e VV-së në zgjedhjet e balotazhit me 19 nëntor.

Në ora 16:00 pritët të mbahet ky takim dhe të vendoset për atë se a do të ketë apo jo koalicion mes partive politike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?