Takimet e shumta të së shtunës së Ramush Haradinajt

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pasur një sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm. “Secili nga këndi i vet shtruan probleme dhe kërkesa me ndjeshmëri dhe peshë të ndryshme, prandaj dhe meritojnë vëmendjen time dhe Qeverisë që unë drejtoj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Postimi i plotë i Haradinajt: Prita […]
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pasur një sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm.
“Secili nga këndi i vet shtruan probleme dhe kërkesa me ndjeshmëri dhe peshë të ndryshme, prandaj dhe meritojnë vëmendjen time dhe Qeverisë që unë drejtoj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Prita sot, në takime të veçanta, përfaqësuesë të: Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Sindikatës së Arsimit – SBASHK, Sindikatës së PTK-së, Sindikatës së Re të KEK-ut, Shoqatës për mbrojtjen e viktimave te dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, Lëvizjës Mjedisore “Lets do it Kosova”, HENDIKOS-it, Komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të viktimave te dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës, Sindikatës së Zjarrfikësve Shpëtues dhe Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.
Secili nga këndi i vet shtruan probleme dhe kërkesa me ndjeshmëri dhe peshë të ndryshme, prandaj dhe meritojnë vëmendjen time dhe Qeverisë që unë drejtoj.
Për të gjitha temat që i kemi në vend, dëshiroj të dëgjoj, të kuptoj situatën e secilës dhe secilit, që të mund të përballemi me to, në mënyrë që t’u japim zgjidhje problemeve, që kanë kategoritë e ndryshme të shoqërisë sonë.
U them të gjithëve, mos përtoni, të na vëni në dijeni me ato që vlerësoni se janë me rëndësi për t’u ditur dhe që mendoni se janë detyrat tona.
Unë jam në shërbim.
RH












