Tahiri propozoi miratimin e këtij udhëzimi për viktimat e trafikimit me njerëz

Tahiri propozoi miratimin e këtij udhëzimi për viktimat e trafikimit me njerëz

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës ka propozuar miratimin e udhëzimit Administrativ për Listën e treguesve për identifikimin e viktimave të trafikimit me njerëz. Tahiri ka thënë se lufta kundër trafikimit me njerëz është jetike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Më tej, ai […]

Tahiri ka thënë se lufta kundër trafikimit me njerëz është jetike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Më tej, ai ka theksuar se “identifikimi i viktimave të trafikimit me njerëz nga ana e autoriteteve policore, penale, gjyqësore dhe sociale, të cilat mund të jenë në kontakt me vetë viktimat e mundshme, do të ndihmojë ndjeshëm këta mekanizma në kryerjen e punëve të tyre dhe në plotësimin e kuadrit ligjor të munguar deri më tani”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Tahirit:

Lufta kundër trafikimit me njerëz është jetike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe përbën një nga prioritetet e mia kryesore si Ministër i Drejtësisë.

Në vazhdën e angazhimit tim për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, sot, në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozova miratimin e Udhëzimit Administrativ për Listën e Treguesve për Identifikimin e Viktimave të Trafikimit me Njerëz.

Pas hulumtimit të çështjeve të rëndësishme dhe të domosdoshme për parandalimin dhe luftimit e kësaj dukurie, ky udhëzim do të jetë përgjigja e duhur për të kontribuar në lehtësimin e identifikimit të viktimave të trafikuara dhe në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Identifikimi i viktimave të trafikimit me njerëz nga ana e autoriteteve policore, penale, gjyqësore dhe sociale, të cilat mund të jenë në kontakt me vetë viktimat e mundshme, do të ndihmojë ndjeshëm këta mekanizma në kryerjen e punëve të tyre dhe në plotësimin e kuadrit ligjor të munguar deri më tani.

Prandaj, jam i vendosur për realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në aspektin e krijimit të kushteve më të mira ligjore për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?