“Do ta bindim Malin e Zi se diçka ka shkuar keq me Demarkacionin’

“Do ta bindim Malin e Zi se diçka ka shkuar keq me Demarkacionin’

Anëtari i Komisionit të ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi ka folur për punën që është duke e bërë ky komision për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Isufi ka thënë se ndryshimi i deklaratave të palës malazeze pas formimit të komisionit të ri kosovar është një sinjal se […]

Isufi ka thënë se ndryshimi i deklaratave të palës malazeze pas formimit të komisionit të ri kosovar është një sinjal se ata dinë diçka dhe se nuk do të pajtohen me të gjeturat e komisionit të ri.

“Deklaratat e ndryshuara të malazezëve na bëjnë më serioz në punën tonë, në mënyrë që të nxjerrim të gjitha informatat e duhura për të bindur edhe palën malazeze se diçka ka shkuar keq. Ju po e shini deri në krijimin e këtij komisioni, pala malazeze ka qenë jashtëzakonisht e gatshme për bashkëpunim dhe e hapur me rishiku marrëveshjen, ndërsa në momentin kur u formua ky komision, ata e ndryshuan rrënjësisht qëndrimin. Kjo me siguri do të thotë që ata kanë diçka njohuri që nuk donë të pajtohen me të arriturat e reja. Të shohim tani”, ka deklaruar Isufi.

Ai më tej ka thënë se ende nuk mund të flitet për afate kohore se kur ky komision do të dal me një raport final sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Nuk mund themi asgjë sa përket afateve kohore se kur do të dalim me një raport final. Ne jemi duke punuar, jemi duke e sistematizuar materialin, duke kërkuar materiale shtesë, ka shumëçka që duhet të analizohet dhe tek pastaj të bëhet një raport final. Kështu që nuk e kemi ende në agjendë të diskutimit periudhën kohore se deri kur duhet ta përfundojmë punën… Pra nuk kemi të përcaktuar as me ligj dhe as me rregullore të veçantë periudhë kohore se deri kur duhet të përgatitet raporti. Por dihet se sa më parë që kryhet kjo, aq më mirë është. Shpresojmë se do të kryejmë shumë shpejt, por duhet të bëhen analiza të mira për shkak të opinionit të krijuara se kjo çështje është e mbyllur, se kjo nuk duhet të diskutohet e tjera, është shprehur Isufi.

Në fund, ai ka thënë se ky komision do të dal në terren për të bërë verifikime.

“Do të dalim në terren, jo vetëm për takim me qytetarë, por edhe për verifikim të dokumentacioneve të ndryshme. Dhe nuk do të thotë se kushtet klimatike do të jenë pengesë. Kur të kryhen punët kabinetike, do të dalim edhe në terren për verifikime”, ka përfunduar Isufi.

Përndryshe, komisioni i ri për demarkacionin është emëruar pas formimit të Qeverisë Haradinaj me qëllim që evidentohet gabimet e lëshuara nga komisioni paraprak.

çështja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?