Suspendohen dy persona për shkak të vjedhjes së anestetikëve në barnatoren e QKUK

Suspendohen dy persona për shkak të vjedhjes së anestetikëve në barnatoren e QKUK

Të shtunën e kaluar, më 21 tetor, persona ende të panjohur kanë vjedhur 21 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me këtë çështje kanë nisur hetimet nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe janë intervistuar disa persona. Lidhur me rastin drejtori […]

Të shtunën e kaluar, më 21 tetor, persona ende të panjohur kanë vjedhur 21 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me këtë çështje kanë nisur hetimet nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe janë intervistuar disa persona. Lidhur me rastin drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu ka suspenduar nga detyra dy persona përgjegjës në mini-barnatorën lokale në Klinën e Anestezionit.

Një shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në QKUK, kushton rreth 138 euro, ndërsa 21 shishe të tilla janë vjedhur nga kjo Klinikë nga persona ende të panjohur.

Për këtë punë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së, Basri Sejdiu ka kërkuar suspendimin e dy përgjegjësve që i kanë pasur çelësat e barnatores e cila është e vendosur në Klinikën e Anestezionit. Këtë fakt e ka bërë të ditur për Gazetën Express zyra e ud. të drejtorit të SHSKUK’së, Basri Sejdiut.

“Menjëherë ka kërkuar raport me shkrim lidhur me rastin, po ashtu të ftohet policia dhe instancat tjera kompetente. Të merren masa suspendim – pezullim ndaj përgjegjësve (2) që kanë pasur çelësat e kësaj mini-barnatoreje lokale që shërben për Klinikën e Anestezioni dhe të hulumtohet rasti në tërësi nga organet kompetente”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria e Shtetit gjithashtu është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje. Express, mëson se janë më shumë se 5 zyrtarë të QKUK’së që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Zyrtarë të prokurorisë kanë thënë për Express, se rasti është duke u hetuar andaj nuk mund të japin detaje të tjera.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të provave si dhe në identifikimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale. Në këtë fazë, çdo e dhënë lidhur me këtë çështje, mund të na i dëmton hetimet”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Zyrtarë në SHSKUK theksojnë se janë në pritje të hulumtimeve nga policia dhe organet tjera kompetente, e poashtu, janë kërkuar  deklarata shtesë nga gjithë punëtorët që kanë qasje në ato hapësira të sallave. Puna sipas tyre në bllokun operativ kirurgjik dhe puna është zhvilluar normalisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?