Surroi-Vjosa Osmanit: Bravo

Publicisti Veton Surroi ka duartrokitur deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila kishte replikuar me ministrin Bedri Hamza rreth numrit të të dhunuarave gjatë luftës. “Bravo Vjosa! Një ligjëratë që do përsëritur deri sa të kuptohet dhimbja dhe dinjiteti i grave të dhunuara të Kosovës në luftë!”, ka shkruar Surroi. Në seancën e sotme ku […]
“Bravo Vjosa! Një ligjëratë që do përsëritur deri sa të kuptohet dhimbja dhe dinjiteti i grave të dhunuara të Kosovës në luftë!”, ka shkruar Surroi.
Në seancën e sotme ku po diskutohej për projektligjin e rishikimit të buxhetit, Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka kërkuar që të gjendet edhe shuma e kërkuar që u takon grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
“Nuk kanë qenë 20 mijë femra të dhunuara gjatë luftës”, ka qenë përgjigja e ministrit Bedri Hamza, transmeton Gazeta Blic.
“Duhet t’ju vijë turp për këtë”, ka qenë replika e deputetes Vjosa Osmani, e cila ka saktësuar se numrin e të dhunuarave gjatë luftës e kanë vërtetuar shumë OJQ dhe fondi për të drejtat humanitare.
“Këtë numër në çdo tre muaj e përmend në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe ish-bashkëpartiakja juaja, tani ambasadore e Kosovës në Uashington”, ka thënë Osmani.
Por në lidhje me të gjitha, ka reaguar publicisti Veton Surroi i cili ka duartrokitur deputeten Osmani duke thënë se kjo ligjëratë duhet përsëritur deri sa të kuptohet dhimbja.












