Sulmi në Elbasan, anëtari i bandës ‘Çela’ u arrestua te shtëpia e kunatit (video)

Policia e Elbasanit arrestoi mbrëmjen e djeshme autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor në Elbasan Operacioni u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e […]
Policia e Elbasanit arrestoi mbrëmjen e djeshme autorin e dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor në Elbasan
Operacioni u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë (bajonetë)
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Oosaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasnjë një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ø Enea Bekteshi, 31 vjeç banues në Elbasan
Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi
mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen“Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar është futur në ambientet
Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik
Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë
Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”,
“Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal
http://www.dailymotion.com/video/x63a67y#tab_embed












