Spanja “pushton” Kataloninë, emërohet kryeministri dhe ministrat e rinj

Pas shpërbërjes së qeverisë separatiste, qeveria qendrore e Spanjës në vend të ministrave të shkarkuar ka emëruar ministrat e rinj. Sipas dekretit të publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ thuhet se në vend të presidentit të qeverisë rajonale të Katalonisë, Carles Puigdemont dhe të zv/presidentit Oriol Junqueras është emëruar zv/kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria. Edhe […]
Sipas dekretit të publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ thuhet se në vend të presidentit të qeverisë rajonale të Katalonisë, Carles Puigdemont dhe të zv/presidentit Oriol Junqueras është emëruar zv/kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria.
Edhe ministritë e qeverisë lokale tash e tutje do të jenë të lidhur me ministritë e qeverisë qendrore.
Në një deklaratë nga qeveria qendrore thuhet se parashikohet që detyrat e reja të dorëzohen pas qeverisë së re e cila do të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kataloni, e cila ishte bërë e ditur se do të mbahet më 21 dhjetor.
Në anën tjetër njoftohet se Kryeprokurori i Spanjës do të kërkojë të ngrihet padi penale në Gjykatën e Lartë ndaj Puigdemontit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, anëtarëve të këshillit të parlamentit lokal dhe për ata të cilët kanë votuar “pro” gjatë shpalljes së njëanshme të pavarësisë me pretendim se kjo është “kryengritje kundër shtetit”.
Mediat spanjolle shkruajnë se politikanët separatistë të Katalonisë mund të dënohen me burg deri në 30 vite.
Në anën tjetër në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, sot u mbajt protestë për unitetin e Spanjës. Mijëra persona të cilët u mblodhën në sheshin Colon me flamuj të Spanjës brohoritën slogane për mbrojtjen e unitetit dhe sovranitetit kombëtar të shtetit.
Protestuesit përmes pankartave i dhanë mbështetje xhandarmerisë spanjolle ku kërkohej dërgimi i Puigdemont-it në burg. Pritet që nesër në Barcelonë të organizohet një protestë e madhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Katalonisë.












