Spanja i përgjigjet pavarësisë së Katalonisë: Heq komandantët e policisë dhe nis hetimet

Spanja i përgjigjet pavarësisë së Katalonisë: Heq komandantët e policisë dhe nis hetimet

Qeveria spanjolle hequr zyrtarët më të lartë të policisë së Katalonjës nga postet e tyre, disa orë pasi mori sundimin e drejtpërdrejtë në rajon. Kjo është masa e parë specifike, pasi parlamenti katalanas votoi për shpalljen e pavarësisë. Kryeministri Mariano Rajoy ka njoftuar gjithashtu shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe heqjen e kreut katalanasm, si dhe […]

Kjo është masa e parë specifike, pasi parlamenti katalanas votoi për shpalljen e pavarësisë.

Kryeministri Mariano Rajoy ka njoftuar gjithashtu shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe heqjen e kreut katalanasm, si dhe bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme lokale.

Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.

Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarsisë nga Spanja, shkruan syri.net. Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre.

Votimi në parlamentin rajonal pasoi një javë të tensionuar të negociatave të fundit midis Madridit dhe Barcelonës.

Shtatëdhjetë deputetë katalanas votuan pro pavarësise.

Mariano Rajoy, reagoi menjëherë në Tëitter duke bërë thirrje për qetësi. Ai tha se sundimi i ligjit do të rivendosej sërish në Katalonjë

Cilat janë hapat që ka marrë Spanja?

Ndërkohë, po ditën e djeshme, senati spanjoll i dha qeverisë së Rajoy fuqinë për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjanë dhe pas një takimi të jashtëzakonshëm të kabinetit Rajoy tregoi se çfarë masash do të merrte.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm Juan Ignacio Zoido, pasoi disa orë më vonë, duke njoftuar shkarkimin e Josep Lluís Trapero Álvarez si komisioner rajonal i policisë.

Trapero ishte tashmë nën hetim për trazira, i akuzuar se kishte ndihmuar Policinë Civile të mbronte mijëra protestues pro pavarësisë në Barcelonë gjatë pragut të referendumit.

Po ashtu, agjencia spanjolle e lajmeve ‘Efe’ njoftoi se drejtori i përgjithshëm i policisë autonome të Katalonjës Mossos, Pere Soler i Campins, ishte shkarkuar nga Madridi.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës ka njoftuar se do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit katalonas, Carles Puigdemont për “mosbindje të autoritetit qendror”.

“Prokuroria do të paraqesë një ankesë javën e ardhshme për rebelim kundër Carles Puigdemont”, një vepër e dënueshme me burg deri në 30 vjet, një zëdhënës i Ministrisë Publike spanjollë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?