Spanja hedh hapin e parë për pezullimin e pavarësisë së Katalonjës, e kërcënon me ‘luftë bërthamore’ (Video)

Qeveria qendrore e Spanjës ka bërë përgatitjet për të hequr nenin 155 dhe më pas për të pezulluar autonominë e Katalonjës. Por Barcelona ka premtuar të shpejtojë kërkesën e saj të pavarësisë nëse Madridi lëviz për të minuar vetë-qeverisjen e saj. Qeveria spanjolle është planifikuar të takohet të shtunën në mëngjes për të marrë hapa […]
Qeveria spanjolle është planifikuar të takohet të shtunën në mëngjes për të marrë hapa të paparë duke kapur pushtetin nga qeveria separatiste e Katalonjës pasi presidenti katalanas Carles Puigdemont pretendoi një mandat për shpalljen e pavarësisë, raporton “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
“Ne u përpoqëm në çdo mënyrë për të shmangur një situatë të vështirë, por ju do ta kuptoni se… kemi arritur në një situatë ekstreme,” tha Rajoy në një konferencë shtypi gjatë një samiti të BE’së në Bruksel.
Veprimet e liderëve katalanë shkojnë “drejtpërdrejtë kundër parimeve bazë të Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të habitet që udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mbështesin pozicionin spanjoll”, shtoi ai.
Që nga një referendum i diskutueshëm i pavarësisë më parë këtë muaj, Madridi dhe Barcelona kanë qenë të bllokuar në një krizë politike, që konsiderohet më e keqja që nga kalimi i Spanjës në një demokraci.
Ëndrrat e pavarësisë
Qeveria e Puigdemont në Katalonjë ka pohuar se rreth 90 për qind e votuesve e kanë mbështetur pavarësinë e këtij rajoni.
Pas votimit, Puigdemon ofroi një deklaratë simbolike të pavarësisë, por pezulloi menjëherë procesin e divorcit pasi nxiti Kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy të jepte një afat për sqarimin e pozitës së qeverisë katalanase.
Minuta para afatit të së enjtes, Puigdemont refuzoi të lëvizë në diskursin e tij separatist, duke u zotuar të lëvizë përpara me pavarësinë, nëse Madrid hodhi poshtë bisedimet dhe heq nenin 155 të kushtetutës së Spanjës.
Madridi ka fituar mbështetje shumë të nevojshme nga mbreti Felipe IV i Spanjës dhe nga BE’ja për të ecur përpara në pezullimin e autonomisë së Katalonjës duke hequr nenin 155, duke marrë parasysh “opsionin bërthamor” për të trajtuar krizën.
“Disa kanë mbjellë mosmarrëveshje duke injoruar qëllimisht ligjin,” tha presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani në natën e çmimeve në qytetin spanjoll të Oviedo./Periskopi/












