Spanjё: Katastrofё me paralajmёrim

Spanjё: Katastrofё me paralajmёrim

Katalonja shpall pavarёsinё dhe qeveria e Madridit aktivizon nenin 155 tё ashtuquajturin „opcion nuklear”. Ka ardhur koha qё BE-ja tё bёjё mё shumё se sa vetёm fjalёt e mira, mendon Gabriel González. Dy trena nxitojnё kundrejt njeri-tjetrit nё Spanjё e askush nuk mund t’i ndalё. Ky imazh mbi kokёfortёsinё dhe indinjatёn se si kanё vepruar […]

Katalonja shpall pavarёsinё dhe qeveria e Madridit aktivizon nenin 155 tё ashtuquajturin „opcion nuklear”. Ka ardhur koha qё BE-ja tё bёjё mё shumё se sa vetёm fjalёt e mira, mendon Gabriel González.

Dy trena nxitojnё kundrejt njeri-tjetrit nё Spanjё e askush nuk mund t’i ndalё. Ky imazh mbi kokёfortёsinё dhe indinjatёn se si kanё vepruar ndaj kёsaj krize si Madridi edhe Barcelona, gjatё javёve tё kaluara ёshtё stёrkonsumuar nё media. E megjithatё tani trenat u pёrplasёn me tё gjithё fuqinё me njeri-tjetrin. Katalonja proklamoi pavarёsinё dhe senati spanjoll pёr herё tё parё vulosi pёr nenin e famshёm 155, qe shfuqizon qeverinё katalonjase dhe qё do tё thotё heqje e autonomisё.

Eshtё eshtё padyshim njё ditё historike kjo nё historinё e Spanjёs, ose pёr ta formuluar pak mё neutrale, njё ditё qё do tё thotё njё ndryshim i thellё. Katёr herё ёshtё proklamuar nё historinё e kёtij rajoni njё „Republikё Katalonjase” apo njё „shtet Katalonjas”. Pёr herё tё parё nё shekullin e 17-tё gjatё kryengritjes „Guerra dels Segadors”, pastaj gjatё Republikёs sё parё Spanjolle mё 1873, dhe mё vonё gjatё republikёs sё dytё Spanjolle, nё prag tё luftёs civile nё Spanjё mё 1931 dhe 1934. Nё tё gjitha kёto raste paraardhёse nuk bёhej fjalё pёr shpallje tё plotё tё pavarёsisё, por pёr proklamime tё njё shteti tё mёvetёsishёm katalonjas brenda njё shteti tё menduar federal tё Spanjёs. Tё gjitha kёto „pavarёsi” tё Katalonjёs nuk kanё zgjatur mё shumё se disa ditё.

Politikani i papjekur Rajoy

Edhe mё e pakuptimtё duket kjo pavarёsi pёr herё tё parё e vёrtetё e katalonjasve, prej nga tё lind pyetja, se si qe kjo e mundur. Pёrse pikёrisht nё vitin 2017, kur nё kuadёr tё njё shteti demokratik ligjor tё Spanjёs katalonjasve u janё garantuar tё drejta tё zgjeruara autonomie dhe janё tё integruar nё BE e jetojnё nё mirёqenie e paqe?

Pёr t’iu pёrgjigjur pyetjes duhet sё pari qё tё hedhёsh vёshtrimin nga Spanja, por jo vetёm. Mёnyra se si partia konservatore nё pushtet e drejtuar nga Mariano Rajoy ёshtё pёrpjekur pa asnjё sens empatie dhe sensibiliteti diplomatik duke u kapur vetёm pas neneve, dёshmon pёr njё mungesё tronditёse tё fantazisё. Rajoy nuk ёshtё i pjekur sa duhet pёr postin qё drejton dhe ai mё sё voni qё nga viti 2010, kur Gjykata Kushtetuese spanjolle me nismёn e saj e rrёzoi statutin e auonomisё katalonjase tё aktualizuar mё 2006, ka kontribuar dukshёm nё thellimin e krizёs.

Irlandё mesdhetare e Veriut?

Natyrisht nё kёrkim tё shkaqeve dhe pёrgjegjёsive duhet tё shohёsh edhe nga Barcelona. Politikani katalonjas Lluis Rabell sё fundi duke nёnkutpuar referendumin nё Skoci tha, se: “Tё mos biem tё flemё me njё ёndёrr nga Skocia, e pastaj tё zgjohemi me njё Irlandё tё Veriut”. Nё ditёt e ardhёshme do tё duket, nёse propaganduesit populistё nё mёnyrё tё njёanshme dhe ilegale do ta shndёrrojnё Katalonjёn nё njё Irlandё mesdhetare tё Veriut. Kёtё nuk e do askush, por duhet pasur njё frikё e tillё.

Mё sё voni nё kёtё pikё edhe politikanit mё tё pёrgjumur tё BE-sё duhet t’i bjerё nё sy, se kёtu nuk kemi tё bёjmё mё vetёm me njё problem spanjoll. Njё lloj i ri i “gripit spanjoll” nё formёn e deklarimeve unilaterlae tё pavarёsisё mund tё infektojё edhe vende tё tjera nё BE. Ndaj BE-ja nuk duhet tё heshtё vazhdimisht si nё rastin e Skocisё e tani edhe tё Katalonjёs. Mё nё fund ajo duhet tё marrё masat „profilaktike” duke kontribuuar nё mёnyrё konstruktive pёr zgjidhjen e problemit, kur si nё rastin e Spanjёs, qeveria qendrore ёshtё tёrёsisht e mbingarkuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?